Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit propozimin e PD për vetingun në politikë. Deputeti demokrat u shpreh se politikanë të lidhur me krimin i kanë hapur derën influencës kriminale.
“Qëllimi i këtij propozimi bëhet për mirëfunksionimin demokratik të Kuvendit,synohet mbrojtja e institucioneve nga infiltrimi i interesave kriminale Propozimi ynë është fare i thjeshtë: veting me të njejtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët. Trajtim special per politikanet nuk mund te kete më! Ky shtet do mesojë ti trajtojë te gjithe njesoj: si policin e thjeshte, si ministrin e brendshem! Ky eshte parimi qe kemi ne Kushtetute! Ky eshte parimi i Europes ku duam te bejme pjese!” u shpreh Bylykbashi.
Ai theksoi se, vetingu në politikë do të jetë proces krejtësish i pavarur dhe i palidhur nga procesi i vetingut në drejtësi. “Do të kryhet nga një strukturë e pavarur nga politika, sepse deputetë ministra do të jenë subjekt i verifikimit”, tha Bylykbashi duke shtuar se procesi do të jetë në mbikqyrje ndërkombëtare.