Auto

Nissan në krizë, shkurton 12.500 vende pune






               Publikuar në : 21:30 - 30/07/19 |
mapo.alm

Nissan paralajmëroi tremujorin e fundit se po shkonte ‘buzë greminës’. Tani është e qartë se problemet e gjigantit të makinave nuk janë zgjidhur. Prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Japoni tha të enjten se fitimet janë zhdukur thuajse tërësisht gjatë tremujorit të parë të vitit.


Fitimet u zhytën me 99% krahasuar me tremujorin e parë të një viti më parë. Të ardhurat, ndërkohë, ranë gati 13% krahasuar me një vit më parë. Nissan tha se do të shkurtojë 12.500 vende pune nga fuqia e punëtore në mbarë botën. Kompania shtoi se do reduktojë linjën e prodhimit me të paktën 10% deri në fund të vitit 2022.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas