Auto

Nissan thyen rekordin e radhës në epokën e veturave elektrike






               Publikuar në : 21:45 - 18/03/19 |
mapo.al

Pak kush e di, por është fakt në mes të krizës botërore, Nissan ka prezantuar për gjithë botën zgjidhjen e shumëpritur për ndërprerjen e ndotjes së ambientit nga veturat, duke prezantuar veturën e parë plotësisht elektrike.


Bëhet fjalë për llojin e parë LEAF, ku ky model fillimisht u prit me skeptizicëm, sikurse secili zbulim revolucionar gjatë historisë së njerëzimit.

Mirëpo pritja më pas ka qenë e jashtëzakonshme, duke arritur kuota të shitjeve në formë të jashtëzakonshme, e që ka kulmuar edhe me prodhues të tjerë që kanë realizuar vetura elektrike.

Nissan LEAF është tashmë  duke thyrë rekorde të shumta sikurse që është raportuar më parë. Tashmë Nissan ka konfirmuar se shitjet kanë arritur kuotën numër 400 mijë të njësive të shitura.

Në aspektin e shitjeve kumulative, Nissan LEAF është vetura më e shitur në nivel global që nga viti 2010.

Në vitin 2018, LEAF ishte vetura elektrike më e shitur në Evropë me më shumë se 40 mijë njësi të shitura dhe ishte vetura më e shitur nga të gjitha brendet në Norvegji.

Arritjet më të mëdha të Nissan LEAF që nga dhjetori i vitit 2010:

  • 100 mijë në vitin 2014
  • 200 mijë në vitin 2015
  • 300 mijë në vitin 218
  • 400 mijë në vitin 2019

Zv.presidenti ekzekutiv, Daniele Schillaci dhe udhëheqësi i marketingut, shitjes dhe veturave elektrike të Nissanit në nivel global beson se ky është revolucion.

“Aritja më e fundit është një qëndrim i fuqishëm se 400 mijë konsumatorë dhe gjithnjë e më shumë në rritje, e vlerësojnë Nissan LEAF për kënaqësinë, besimin dhe lidhjen që e ofron”.

“LEAF mbetet ikona e Nissan Intelligent Moility, strategjisë tonë për të lëvizur më shumë njerëz drejt një bote më të mirë”, u shpreh Schillaci.

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas