Aktualitet

Nisur nga e hëna, Turqia nis lehtësimin e masave anti-covid














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 16/05/21 |
mapo.al

Turqia do të nisë që të lehtësoje masat e saj strikte kundër koronavirusit duke filluar nga e hëna.






Shtetrrethimi do të hiqet gjatë ditës, dhe do të jetë në fuqi vetëm gjatë natës dhe në fundjavë.


Presidenti i vendit Tayyip Erdogan deklaroi të premten se Turqia do t’i lehtësojë masat anti-covid të cilat u vendosën dy javë e gjysmëmë parë gradualisht, dhe në qershor do të ketë një relaksim edhe më të madh të masave.





Autoritetet turke i shtrënguan masat pasi numri i rasteve ditore u rrit në mbi 60,000 në prill, një nga rritjet më të larta në të gjithë botën, kurse viktimat arritën në gati 400 në ditë.



Deri më 1 qershor, qytetarët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi mes orës 21:00 dhe 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, përveç rasteve kur duhet të plotësojnë nevoja themelore.

Lexo edhe :  OBSH: Koreja e Veriut zero të infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë


7


Etiketa: ,

Pas