VLORË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm.
Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të kësaj të enjte, në një kanal me ujë në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar.
Viktima mësohet se vuante nga sëmundja e epilepsisë. Policia bën të ditur se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë ku edhe është mbytur.
“Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal”, thuhet në njoftimin e policisë.