Aktualitet

Një arkë peshk për punësim në shtet, Voda kërkon t’i hiqet masa e sigurisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:35 - 21/07/21 |
mapo.al

Ish-zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.






Voda kërkon që të hiqet masa e sigurisë me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për të prishur provat apo për t’u larguar. Voda akuzohet për ndikim të paligjshëm.


Nga hetimet dhe përgjimet e SPAK rezultoi se Rovena Voda kishte marrë një mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim një vend pune në shtet.







Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren Rovena Voda.



Mes tyre zhvillohen një mori bisedash në lidhje me temën në fjalë, të cilat ndodhen në dosjen e SPAK. Por edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri nuk arriti që të fitonte.



Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme u zbulua nga SPAK gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.

LEXO EDHE:

Kërkoi 1 mijë €, arkë me peshk dhe celular – Zbardhet dosja për Rovena Vodën

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas