Aktualitet

Një autogol vendos gjithçka, Kosova mund Gjeorgjinë dhe merr pikët e para














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:57 - 02/09/21 |
mapo.al

Kosova ia ka dalë të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në aventurën e saj në eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm. Dardanët mundën Gjeorgjinë me shifrat minimale 0-1.






Ishte një ndeshje që nisi me ekuilibër, por cilësia e sulmit dardan bëri diferencën. Në minutën e 18 Vedat Muriqi detyroi Khocholavan të shënojë autogol, pas presingut për të mbërritur atë krosim.


Ky gol do vendoste edhe destinacionin e tri pikëve të kësaj ndeshje, me Kosovën, që kthehet te ditët e mira, pas një periudhe të vështirë, të nisur që nga eliminimi nga Maqedonia në Play-Off për Euro 2020.







Në pjesën e dytë Gjeorgjia u mundua të reagonte, por Kosova e administroi mirë, teksa në fund qarkulloi topin rrjedhshëm dhe nuk la vend për surpriza.

Lexo edhe :  Rama: Kosova bën teori konsiparacioni, çfarë është "Ballkani i Hapur"


Këto ishin pikët e para për dardanët në këto eliminatore, teksa renditet e treta me 3 pikë, pas po aq ndeshjesh. Beteja e radhës është pas tre ditësh ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas