Një automjet është ka marrë flakë në Llogara rreth orës 17:15.
Sipas policisë dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marrë flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.