Një ditë para protestës së 8 janarit, ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho paralajmëroi se do të kishte viktima.
Ai tha se do të vritej një deputet në protestën që do të mbahej në selinë blu.
Lidhur me këtë Braho ka folur në emisionin “Frontline” në “News24”.
“Disa shërbime të inteligjencës shqiptare dhe të huaja e paralajmëruar dhe parashikua dhe u vërtetua me të gjithë zhvillimin e saj. Shërbimet e parashikuan që në rrethin e tyre që do goditej ishte dhe Alibeaj. Sot dikush ka thënë që ka qenë edhe Basha sepse është parë një njeri me thikë në dorë, nuk e di”, tha Braho.
Teksa u pyet nga gazetarja se, si “ra në dorën e tij” ky informacion, ai u përgjigj: “Sekretet profesional. Parashikoi dhe ekzaktësisht kështu ishte. Unë shkruaj dhe një ditë do ta themi se kush e parashikoi”. /Mapo.al