Kryesore

Rama feston ditëlindjen në Elize/ Ja momentet me Merkel e Hollande





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 05/07/16 |
mapo.al

Edi Rama ka marrë pjesë këto dy ditë në samitin e Ballkanit Perëndimor në Paris për bashkëpunimin rajonal “dhe për të ecur më tej me perspektivën europiane të rajonit”.


Sipas Ramës “Rinia dhe konektiviteti ishin fokusi kryesor i këtij takimi të tretë pas atyre të Berlinit dhe Vienës, duke konkretizuar projekte të rëndësishme si themelimi i Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal Rinor të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë; u hodhën hapa të rëndësishën në krijimin e një tregu rajonal të energjisë elektrike, si dhe u miratua një paketë e re e projekteve të investimeve në energji dhe infrastukturë, përfshi ndërlidhjen hekurudhore”.



Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se pati “Rezultate mjaft inkurajuese në vazhdim të një procesi që ka çelur një epokë të re për Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian. Samiti mirëpriti dhe vlerësoi propozimin e Shqipërisë për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona. Është një plan që bazohet tek eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe që do të sjellë një impakt pozitiv në rritjen e përbashkët të volumeve tregtare në rajon dhe padyshim dhe në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit”.


Ai u prit me nderime zyrtare nga presidenti francez Francois Hollade dhe u ul në një tryezë me krerët e lartë të BE-së, përfshi edhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama u fotogrofua gjatë një bidese miqësore dhe jo shumë formale me komisionerin e zgjerimit në BE, Han.

Ai gjithashtu u takua dhe foli me kryeministrin serb Aleksandar Vucic.

Më poshtë, fotot nga takimi i Ramës në Elize.

Kryeministri Edi Rama e ka pasur të pamundur të festojë 52-vjetorin e lindjes, pasi është ndodhet në Samitin e Parisit. Por Ramës i ka bërë  një surprizë presidenti francez, Francois Hollande.

Hollande ka zhvilluar një festë, ndërsa organizohej darka përmbyllëse e samitit ku merrnin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit si dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Frederika Mongerini, Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Presidenti i Francës, Francois Hollande.

“Nuk e kisha imagjinuar zoti president se ju do të kishit organizuar këtë darkë kaq të mrekullueshme në Pallatin e Elizesë për ditëlindjen time dhe madje do të ftonit edhe kancelaren që të merrte pjesë! Unë nuk di si t’ju falënderoj por ju siguroj se keni bërë gjënë e duhur, sa më shumë ne të festojmë së bashku aq më mirë ju evropianët e BE do ta kuptoni vlerën shpirtërore të shqiptarëve të Ballkanit për BE”, është shprehur Rama me humor.

Pas fjalës së Ramës salla prej rreth 200 vetash ka shpërthyer në të qeshura e duartrokitje dhe më pas presidenti Hollande ka porositur tortën e ditëlindjes së Edi Ramës.

Ndërkohë që shuante qiririn e tortës kryeministri shqiptar është shprehur “Urimi im është që Ballkani të bëhet sa me parë pjesë e BE për t’i kthyer Evropës buzëqeshjen!”

 

 

 



Pas