Aksidentohet për vdekje një shqiptar në Itali. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Giaveno mbrëmjen e djeshme. Viktimë e aksidentit ka mbetur Franko Gjinaj, i cili pikërisht më datë 22 janar 2020 do të mbushte 36 vjeç, shkruajnë mediat italiane.
Autoritetet italiane kanë kryer të gjitha hetimet dhe në fund kanë arrestuar një autor të dyshuar të aksidentit. Në pranga ra një 34-vjeçar italian banues në qytezën Giaveno që dyshohet se ka vrarë shtetasin shqiptar Gjinaj.
Autoritetet e vendit fqinj kanë zbuluar autorin, pasi ata kanë hapur kamerat e sigurisë dhe kanë vërejtur makinën me të cilën është shkaktuar aksidenti fatal.
Italiani akuzohet për “vrasje rrugore”.