Pak orë para protestës së thirrur nga Sali Berisha para selisë së PD, masa po merren edhe në kryeministri.
Nga fotoja shikohet që dyert kryesore të godinës janë përforcuar me llamarinë. Edhe pse nuk ka informacione për zhvendosje të protestuesve, punonjësit po kujdesen për të mbyllur dyert e institucionit.
Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu në orën 12:00. Ndërkohë Basha ka paralajmeruar se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.