Aktualitet

Koalicionet – Basha takon Kryemadhin në selinë blu, çfarë u diskutua









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:12 - 23/02/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në selinë blu, me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.



Mësohet se në këtë takim është diskutuar për rekomandimin e hapave të opozitës drejt zgjedhjeve. LSI do të garojë me listën e saj, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët do të regjistrohen si një koalicion i vetëm, duke u përfshirë në një listë.


Së shpejti pritet që opozita e bashkuar të bëjë një marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit. Në fokus të diskutimit midis krerëve të dy takimeve ka qenë dhe axhenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke qenë se kanë mbetur vetëm 60 ditë.




Kujtojmë se një ditë më parë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ai i PR, Fatmir Mediu ishin në takim me Bashën.

Lexo edhe :  Revolta e gruas së prekur nga Covid: Vampiri po na i thith gjakun të gjithëve


Në ato takime është folur për emrat e deputetëve që priten të përfshihen në listat e koalicioneve parazgjedhore.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas