Nënë Tereza ishte në gjendje të ndalonte luftërat, të miqësohej me presidentët, të ndërtonte një “perandori globale të jetimoreve” dhe të lironte të burgosur të sëmurë nga burgu. Megjithatë, Nënë Tereza gjithashtu mbuloi teprimet (skandalet) më të këqija të kishës katolike dhe dukej më e tërhequr nga varfëria dhe dhimbja sesa t’i ndihmonte njerëzit t’i shpëtonin varfërisë dhe dhimbjes.
Ky është pretendimi i ri i theksuar në një seri të re dokumentarësh të ndarë në tre-pjesë te realizuar nga Sky me titullin “Mother Teresa: For The Love Of God” (Nënë Tereza: Për dashurinë ndaj Zotit). Dokumentari flet me disa nga miqtë e saj më të ngushtë dhe kritikët më të hidhur dhe shërben si një rivlerësim i plotë i një prej grave më të famshme të shekullit të kaluar.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup, tani kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, në vitin 1910, babai i Nënë Terezës vdiq kur ajo ishte tetë vjeç. Me humbjen e të babait familja e Nënë Terezës fillon të preferohet gjithmonë dhe më tepër. Thuhet se Anjëza gjeti ngushëllim në kishë dhe, në moshën 12-vjeçare, vendosi të bëhej murgeshë.
Në moshën 18-vjeçare ajo shkoi në Dublin për t’u bashkuar me urdhrin e Motrave Katolike të Loretos dhe një vit më vonë u transferua në Kalkuta, për t’u bërë mësuese. Të qenit dëshmitare e mjerimit dhe vdekjeve të shkaktuara nga uria e Bengalit në vitin 1943, kohë kur dhjetëra trupa të vdekur mbetën të shtrirë në rrugë, pati një ndikim të thellë tek ajo dhe tre vjet më vonë Nënë Tereza deklaroi se Jezusi i foli asaj në një tren, duke i dhënë udhëzime të reja .
“Unë do të largohesha nga manastiri dhe do të ndihmoja të varfrit,” shkroi ajo më vonë. ‘Ishte një urdhër. Të dështosh do të ishte thyerje e besimit.’
Kisha i dha leje të fillonte urdhrin e saj, Misionarët e Bamirësisë, dhe ajo zgjodhi një zakon të ri; një pëlhurë e thjeshtë e bardhë pambuku me një shirit blu. Që në fillim, dhembshuria dhe sharmi i saj ishin të binjakëzuara me një vendosmëri prej “çeliku.”
Navin Chawla, një nëpunëse civile që u bë një mike e ngushtë e Nënë Terezës, e dëshmoi këtë cilësi të saj kur Nënë Tereza i kërkoi një guvernatori rajonal një tokë ku mund të kujdesej për njerëzit me lebrose. Ajo e përloti guvernatorin dhe asaj iu dha më shumë se dyfishi i tokës që ajo kishte shpresuar.
“Ajo kishte dinakërinë e një fshatari,” kujton Navin. “Ajo ishte shumë e përqendruar, pak kokëfortë. Sa rashë në dashuri me të.”
Fjala filloi të përhapej dhe në vitin 1969 dhe një ekip prodhonte dokumentarë në BBC filloi të interesohej për të. “Nuk e dija nëse të sëmuresha apo të qaja”, kujton producenti Peter Chafer ditën kur vizitoi misionet e saj.
“Ajo ishte një grua mjaft e jashtëzakonshme. Mendova, ‘Le të përpiqemi ta vendosim në hartë (në qendër të vëmendjes)’. Kur doli dokumentari, të gjithë u çmendën.’
Ajo u bë një personazh i famshëm brenda natës, u depozituan para dhe në vitin 1979 ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqen. Por a ishte gjithçka ashtu siç dukej?
Seriali tregon se kishte probleme që nga fillimi. Doktori britanik Jack Preger i cili punoi në qendrat e saj të bamirësisë deklaron se u trondit nga ajo që pa. “Murgeshat nuk po jepnin kujdesin e duhur,” thotë ai.
Gjilpërat përdoreshin vazhdimisht të pasterilizuara. Një gruaje me djegie iu refuzuan ilaçet kundër dhimbjeve, unë i futa kontrabandë (pa leje) disa për të.
“Përvoja në qendrat e bamirësisë nuk mund të durohej nga të gjithë. Këtu ishte kjo murgeshë që kishte marrë përsipër atë që shumica e njerëzve do të shmangeshin.”
“Ato kishin para për të drejtuar një spital të mirë për njerëzit e varfër, por nuk e bënë kurrë. Ato thanë, ‘Ne do të lutemi për lehtësimin e dhimbjes pa ofruar trajtim.’
Dhimbja nuk ishte vetëm një nënprodukt i punës së saj, por një pjesë integrale e saj. Murgeshat u udhëzuan të rrihnin veten dhe të mbanin zinxhirë teli me thumba.
Mary Johnson, e cila punoi me Nënë Terezën për 20 vjet, thotë: “Shpirti i saj ishte i lidhur me Jezusin në kryq.”
“Ai dha jetën e tij në dhimbje dhe ajo besonte se të jepte veten me vuajtje ishte vlera më e madhe. Ideja ishte se vuajtja e shpëtonte botën.’
Deri në vitet 1980, profili i saj nuk kishte qenë kurrë më i lartë sesa një misionare. Por ajo kërkoi një armëpushim në Bejrut në vitin 1982 për të shpëtuar disa jetimë, dhe çuditërisht kjo ndodhi.
Tre vjet më vonë ajo liroi të burgosurit që vdisnin nga SIDA në një burg të Nju Jorkut. Deri tani rreth 100 milion £ në vit hynin në organizatën e saj, por shumica e tyre paguhej në bankën e Vatikanit.
“Ajo mendonte se të qenit e varfër ishte mirë sepse Jezusi ishte i varfër. Është skizofrenike”, thotë Mary Johnson.
Dekada e fundit e jetës së Nënë Terezës ishte ndoshta më e vështira.
Ajo po luftonte me pleqërinë, por kisha po i bënte thirrje për të ndihmuar në shpëtimin e saj nga skandali në rritje i abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë.
“Ata do ta dërgonin atë në qytetet ku po zbuloheshin skandale,” thotë Mary. “Ajo mund të ndryshojë historinë.”
Sa dinte ajo? Është e pamundur të thuhet, por, siç u zbulua në emision, kur prifti Jezuit amerikan Reverend Donald McGuire u dyshua për abuzim, ajo i shkroi një letër autoriteteve duke këmbëngulur për ‘besimin e plotë’ të saj tek ai. Për këtë Nënë Tereza akuzohet se e la të lirë të abuzonte me qindra djem për një dekadë tjetër.
Përfshirja e saj në skandal u mbyll, por trashëgimia e saj (urdhri i nënë Terezës) ishte njollosur. Ishte shenjtore apo mëkatare… apo pak nga të dyja?/Liberale/