Tuesday, September 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Një dozë vaksinë, 15 ampula propagandë

by mapo.al
22/02/2021
in Kryesore, Op Ed
0

Ardhja e vaksinave në Shqipëri, sado në dozë të vogël, mbetet patjetër një lajm i mirë. I vetmi problem me to është se sa herë vijnë, ato të shkreta duhet të paguajnë një taskë të shtrenjtë, që është propaganda pa fre e kryeministrit dhe e qeverisë.

Vaksinat nuk e dinë se keqpërdoren kësisoj, të bekuarat s’kanë si ta dinë.



Po kjo po ndodh, aq sa duket se ato doza nuk mund të mbërrijnë, pa shfaqjen me pompë në Rinas.

Sado ta zmadhojë rilindja dhe bosi i saj, me parabolat mediatike, numri i tyre ngelet i pakët, i pamjaftueshëm.

Eshtë hera e tretë që Edi Rama mban konferenca të gjata shtypi para se avioni të prekë pistën, dhe pas.

Raporti është me të vërtetë i zhdrejtë. Një dozë vaksinë përzihet me 15 doza propagandë.

Për çfarë arsye në botë, duhet që kryeministri të dalë e të presë në aeroport disa kuti me vaksina, kur këtë mund dhe duhet ta bëjë Ministria e Shëndetësisë, përveçse për movitin ulëritës të shfrytëzimit të këtij momenti për fushatë.

Nuk kemi parë në asnjë vend të botës të ndodhë kjo.

Doli Vuçiç një herë në aeroportin e Beogradit, por po priste 1 milionë doza aty.

Kur del për një kuti, apo për 7 mijë ampula, a mund ta përfytyrojë dikush se çdo të kishte bërë Rama nëse do vinin një gjysëm milioni vaksina.

Eshtë thjesht e pabesueshme se si askush nuk mund t’i pëshpërisë në vesh kreut të qeverisë dhe ministreshes së tij, se janë bërë po aq të padurueshëm sa edhe pandemia.

Madje edhe më shumë, sepe janë të vetmit sot që pa asnjë droje, dalin çdo ditë për të përfituar nga situata.

E kanë mendjen tek votat dhe tek pushteti.

Duan në këtë krizë të madhe të nxjerrin bereqet elektoral, dhe këtë e ka marrë vesh i madh e i vogël, dhe sa më shumë vijojnë, aq më të rëndë do ta kenë bilancin e 25 prillit.

Tags: Edi Ramapropagandavaksinat

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Shpenzimet për COVID-19 po sakatojnë ekonominë e familjeve shqiptare

Shpenzimet për COVID-19 po sakatojnë ekonominë e familjeve shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In