Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të drekoni me George Clooney dhe Amal, ka ardhur dita që ëndrra t’ju bëhet realitet. E megjithatë, duhet të plotësoni një kusht; të kontribuoni për “Clooney Foundation for Justice” duke u regjistruar në platformën “Omaze”. Në këtë të fundit, ka qenë pikërisht George Clooney ai që e ka lançuar ftesën.
“Po të ftoj ty dhe një person të dashur të tëndin, për një takim katër personash, së bashku me Amal, e cila është një avokate me famë botërore për të drejtat e njeriut, profesoreshë juridiku dhe lidere në fushën e drejtësisë ndërkombëtare. Jam edhe unë… i dyti mashkull më seksi në planet…”-është shprehur Clooney me humor.
Dreka me çiftin më të famshëm në botë do të shoqërohet nga konsumimi i verës dhe shijimi i produkteve lokale. E teksa bileta e avionit do jetë e paguar, akomodimi do të mundësohet në një hotel me katër yje.
George dhe Amal vijojnë me fondacionin e tyre betejën kundër dhunimit të të drejtave të njeriut në të gjithë botën. Amal mbron konkretisht vajzat yazide të rrëmbyera nga shteti islamik ISIS.
https://www.instagram.com/p/ByDX74AHWx0/