Një dritë misterioze u shfaq natën në qiellin rus, duke ngritur dyshime të forta se çfarë ishte.
Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi autoritetet kanë refuzuar që të komentojnë.
Shpërthimi ndezi qiellin për 11 sekonda pranë Jekaterinburgut.
Drita e çuditshme nuk u shoqërua me ndonjë zhurmë, sipas dëshmitarëve.
Momenti i shpërthimit të dritës është fiksuar nga një kamera në bordin e një makine.
Dëshmitarët thonë se drita u bë portokalli, me nuanca të verdha e të bardha.
Imazhet nuk janë njësoj me atë të një meteori që shpërtheu mbi qiellin rus një vit më parë.