Kërkuesit në Universitetin e Stanford-it kanë shpikur një dron, i cili mund të ndjekë çdo lëvizje të personit që e zotëron. Është një pajisje elektronike me madhësinë e një ore të zakonshme dhe mund të mbahet si një orë dore.
Quhet Nixie dhe ka fituar çmimin ‘Make it Wereable’, një kompeticion disavjeçar për risitë teknologjike.
Christoph Kohstall, Jelena Jovanovic dhe Michael Niedermayr, tre profesorë të fizikës në Stanford kanë shpikur pajisjen, e cila fitoi çmimin 500 mijë dollarë të kompeticionit që organizohet çdo vit.
Droni është i pajisur me një minikamera dhe ka sensorë, të cilët mund të ndjekin çdo lëvizje të personit që e zotëron dhe t’i filmojnë ato.
“Është një pajisje shumë inteligjente dhe jemi shumë të lumtur për krijimin e saj. Shpresojmë që të futet në tregun e kamerave shuë shpejt pasi është një pajisje shumë e bukur dhe funksionale”, tha një prej krijuesve të dronit, Jelena Jovanoviç.
Droni mund të filmojë çdo lëvizje në çfarëdo lartësi dhe mund të arrijë një shpejtësi normale deri në 60 kilometra.
Kompeticioni “Make it Wereable” organizohet çdo vit dhe ka si qëllim shpikjen e pajisjeve inovative, të cilat mund të mbahen dhe në trupin e njeriut.
Çmimi prej 500 mijë dollarësh jepet me qëllimin e hedhjes në treg të këtyre pajisjeve. Krijuesit e Nixie shpresojnë që ta hedhin atë në treg përpara vitit 2016.