Një banesë në Gjermani u rrënua sikur të ishte bombarduar.
Por këtë dëm e ka shkaktuar… një dyshek me ajër.
Presioni ka sjellë shpërthimin dhe banesa është hedhur në ajër.
Sipas Bild, dëmet kapin shifrën e 150 mijë eurove.
Pronari i banesës, Peter Schlachter është i tronditur akoma.
Ai thotë se e kishte blerë dyshekun ta kishte për rastet kur do i vinin miq.
Ai vendosi ta përdoret dyshekun, vendosi pompën dhe ajo nisi të frynte dyshekun.
“Isha në kuzhinë pesë minuta, kur dëgjova shpërthimin e tmerrshëm. Gjithçka tundej e dridhej. Çfarë fati që nuk isha në dhomën e gjumit”.
Kur shkoi në dhomën e gjumit, nuk u besonte syve.
Edhe laminati ishte prishur, dritaret kishin përfunduar në parking poshtë.
Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë.