Teknologji

Një emoji i ri për të simbolizuar ardhjen e menstruacioneve dhe ‘lufta e hapur’ për ta pranuar






               Publikuar në : 11:35 - 12/02/19 |
mapo.al

Emoji më  i ri që  simbolizon ardhjen e menstruacioneve është  përshendetur nga aktivistët dhe punonjësit e shëndetësisë britanike si një  hap revolucionar që kontribuon në  uljen e stigmës, por nga disa palë  vijon të  shikohet me skepticizëm.


Organizata “Plan International UK” e filloi punën e saj për emojin në  fjalë  në  vitin 2017, pasi zbuluan se 48% e vajzave dhe grave në  Mbretërinë  e Bashkuar, midis moshave 14-21, ndiheshin jo komode për të folur rreth menstruacioneve.

“Fundi i turpit për të  folur rreth periodave, fillon pikërisht duke nisur bisedimin për to”, kështu u shpreh në  prezantimin e emojit drejtuesja e organizatës, Lucy Russell.

“Plan International UK” organizoi fillimisht një  votim popullor lidhur me dizenjimin e simbolit, duke parashtruar disa opsione si; kalendarin mujor, mitrën, pikëza gjaku me fytyrë  të  qeshur ose të  nevrikosur,  etj.

Konkursi u fitua nga “mbathja menstruale”, por organizata që  merret me mbarëvajtjen dhe rregullimin e emojeve, “Unicode Consortium” e hodhi poshtë  zgjedhjen. “Plan International UK” bashkëpunoi kësisoj me “NHS Blood and Transplant” për të  ripropozuar një  tjetër emoji, atë  të  pikës së  kuqe të  gjakut, që  përfaqëson jo vetëm menstruacionet por edhe rëndësinë e dhurimit të gjakut.

Deri më  tani, “Unicode Consortium” nuk e ka bërë  zyrtare arsyen se përse e refuzoi si emoji “mbathjen menstruale” si dhe nuk i  është përgjigjur kërkesës zyrtare për  një  koment lidhur me këtë vendim.

/Gazeta Mapo/ 


Etiketa: , ,

Pas