Aktualitet

Një fishek në dritaren e zyrës, kërcënohet prokurori Asllan Bajrami














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:41 - 11/06/21 |
mapo.al

Kërcënohet në krye të detyrës prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami. Raportohet se prokurorit Bajrami i është vendosur një fishekë në dritaren e zyrës së punës.






Burime të sigurta bëjnë me dije se në dritaren e zyrës prokurori ka gjetur një fishek, i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.


Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetimet për situatën.







Gjatë ditëve të fundit, prokurori ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privat, për të cilat po ashtu po zhvillohen hetime.



Bajrami ka qenë me detyrë në disa rrethe të ndryshme të vendit dhe ka pasur në drejtim një sërë dosjesh hetimore.



Ende nuk ka një pistë të përcaktuar për hetimet në lidhje me kërcënimin e bërë ndaj tij.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas