Aktualitet

Një foto e papërshtatshme bëri xhiron e rrjetit, reagon Khloe Kardashian














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 08/04/21 |
mapo.al

Para disa ditësh në media u shpërnda me shpejtësi një foto e pa edituar e Khloe Kardashian, në të cilën shfaqej trupi i saj i vërtetë. Fotografia u publikua padashje në rrjete sociale nga një asistente dhe më pas skuadra e Khloe-s u angazhua e gjitha për ta fshirë sa më parë.





“Fotografia e Khloe-s është bërë gjatë një takimi me familjen dhe është publikuar në rrjete sociale padashje dhe pa leje nga një asistente.


Khloe duket bukur, por është e drejta e autorit që të kërkojë të hiqet një imazh që nuk synon të publikohet”, tha në një deklaratë Tracy Romulus, drejtori i marketingut.




Ndërkohë në lidhje me këtë foto ka reaguar së fundmi edhe vetë Khloe.  Ajo ka publikuar në Instagram disa video live të trupit të saj, për të treguar se si është në realitet pa asnjë filtër,


“Kjo jam unë dhe trupi im i paprekur dhe pa filtra. Fotografia që u publikua këtë javë është e bukur.


Por si dikush që ka pasur probleme me imazhin e trupit gjithë jetën, kur dikush të bën një foto në ndriçim jo të mirë dhe që nuk e tregon trupin tënd siç është realisht pasi ke punuar fort që të jetë ashtu – dhe më pas ia shpërndan botës – ti ke të drejtën të kërkosh që të mos shpërndahet – pavarësisht se kush je.

Në të vërtetë, presioni, tallja e vazhdueshme dhe paragjykimi për t’u dukur perfekte gjithë jetën dhe për të plotësuar standardet e të tjerëve se si duhet të dukem ka qenë shumë për t’u duruar.

‘Khloe është motra e shëndoshë’. ‘Khloe është motra e shëmtuar’. ‘Babai i saj duhet të jetë tjetër sepse ajo duket shumë ndryshe’. ‘Mënyra e vetme që duhet të ketë humbur peshë është operacioni”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.

Më pas ajo ka pranuar dhe vetë se i pëlqen që të editojë fotot, siç i pëlqen të bëjë grimin apo të rregullojë thonjtë. Ajo shprehet se kjo është mënyra se si i pëlqen ta shikojë bota dhe është zgjedhja e saj se çfarë bën me fotot, trupin apo gjithçka tjetër, që i përket.

Në fund Khloe ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë njerëzit që nuk ndjehen mjaftueshëm perfekt njësoj si ajo.

“Për të gjithë ata që ndjejnë një presion të vazhdueshëm që nuk janë perfekt mjaftueshëm, dua të dini se unë ju kuptoj shumë mirë. Çdo ditë familja dhe miqtë më thonë se jam e bukur, por e di se këtë gjë duhet ta ndjesh nga brenda vetes.

Ne jemi të gjithë unik dhe perfekt në mënyrën tonë. Në çdolloj mënyrë që një person zgjedh të shikohet.

Kam kuptuar se ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë jetën duke u përpjekur që të jetojmë brenda modelit perfekt që të tjerët kanë vendosur për ne. Thjesht ji vetvetja dhe sigurohu që zemra jote të jetë e lumtur”,ka shkruar ylli i “KUWTK”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas