Një gjest prekës vjen nga Indonezia për nder të Arjan Salës, shefit të sigurisë që humbi heroikisht jetën pas një zjarri të rënë në magazinën e Casa Italia.
Një grup vullnetarësh kanë hapur një pus uji dhe lajmi bëhet i ditur nga vëllai i tij, Edmond Sala, përmes një postimi të ndjerë në Facebook.
“Sapo u hap një pus uji në Indonezi me emrin Arjan Sala, vëllait im të dashur. Shpirti i vëllait, emri i vëllait, heroi i vëllait. HERO, vjen darka, ti më mungon shumë, shuuumë ” – shkruan krahas videos Edmond Sala.
Risjellim në vëmendje se 32-vjeçari ndërroi jetë pasi arriti të shpëtojë nga flakët 25 persona.
LEXO EDHE:
Mapo siguron foton – Momenti kur Sala futet në magazinën e përfshirë nga flakët