Aktualitet

Një grua e shtrirë, një tjetër i plagosur – pamje nga shpërthimi në Beograd














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:34 - 31/05/21 |
mapo.al

“Një shpërthim i tmerrshëm dhe britma të të plagosurve ndërsa rreth e rrotull ka tym”.






Kjo është mënyra më e shkurtër për të përshkruar tmerrin që ndodhi këtë mëngjes, 31 maj rreth orës 9 në rrugën Čika Ljubina në qendër të Beogradit.


Gjashtë persona, u plagosën gjatë një shpërthimi në një restorant në qendër të Beogradit.







“Thjesht gjëmoi dhe gjithçka u trondit. Në fillim, askush nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte”, ka thënë një qytetar i Beogradit i cili në momentin e shpërthimit u gjend në vendin e ngjarjes.



Ai ishte në ndërtesën ngjitur me lokalin ku ndodhi shpërthimi.



“Ne pamë nga dritarja tym, dhe pastaj dëgjuam britma. Njerëzit vrapuan atje dhe filluan t’i japin ndihmën e parë gruas që ishte shtrirë. Unë gjithashtu i pashë ata duke i dhënë ndihmën e parë një personi që dukej se ishte plagosur rëndë,” thotë një dëshmitar okular.

Lexo edhe :  Votimi i qeverisë “Rama 3” dhe programi, nis seanca maratonë e Kuvendit

“Kudo ishin thyer dritaret dhe hyrja ku isha ishte plot tym, asgjë nuk mund të shihej,” tha ai.

Borislav Grujić, pronari i një zyre këmbimi afër vendit ku shpërtheu bombola e gazit, i tha Telegraf.rs se skena ishte e tmerrshme. Njerëzit ishin duke qarë, duke hequr rrobat e tyre për të shpëtuar veten nga zjarri.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas