Eriselda Sefa është komanduar nga Këshilli Bashkiak i Lushnjes për të marrë drejtimin e Bashkisë pas arrestimit me urdhër të SPAK të Fatos Tushes, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Vendimi është marrë ditën e sotme, ku gara fillimisht ishte mes dy nënkryetarëve, Eriselda Sefës dhe Gentian Nushi.
Ky i fundit duke qenë se mban edhe postin e kryetarit të PS për Bashkinë Lushnje u tërheq nga gara, duke lënë mundësinë e votimit vetëm për Eriselda Sefën.
Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u la në burg për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.
Menjëherë pas kësaj, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e tij nga detyra dhe dy ditë pas këtij vendimi, kryeministri Rama njoftoi edhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste gjatë një takimi që pati me kryebashkiakët socialistë në lidhje me prokurimet publike.