Një rrufe ka goditur pemën para oborrit të shtëpisë së një zonje të quajtur Sarah Ribardi, në Luiziana.
E gjithë ngjarja e frikshme, e ndodhur brenda një sekonde, është filmuar nga kamerat e shtëpisë.
Sarah ndodhej në oborr në atë moment dhe vetëm pak metra e ndanin nga vendi që goditi rrufeja.
“Zoti ishte padyshim me ne. Një hap më afër dhe unë do të isha lënduar rëndë”- shkruan ajo në postimin e saj në “Facebook”.