Instagram ka mahnitur të gjithë përdoruesit me opsionin “videochat”.
Instagram “video chat” tani është lansuar së bashku me ridizajnimin e veçorisë Explore dhe filtrave AR.
Kur e ka prezantuar veçorinë “video chat”, Instagrami zbuloi se më shumë se 100 milionë përdorues shikojnë ose shpërndajnë sesionet “live” çdo ditë.
Gjithashtu, pranoi se përdoruesit e saj kanë kërkuar të provojnë videot në kohë reale në një grup më të vogël.
Kjo është arsyeja pse po sjell veçorinë “video chat” në Instagram.