Aktualitet

“Një hap pas, dy hapa para”, e bija tregon gjendjen e Pelesë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:47 - 18/09/21 |
mapo.al

Legjenda e futbollit botëror, Pele, ka zbuluar se ai është shumë mirë pavarësisht “një hapi të vogël prapa” gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit, 80-vjeçari iu nënshtrua operacioni për të hequr një masë tumorale më aparatin tretës.






Tri here fituesi i Kupës së Botës pritej të kthehej në shtëpi, pasi doli nga reaminacioni në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo të martën.


Gjithsesi, nga Brazili raportojnë se 80-vjeçari ishte kthyer në kujdesin intensiv.







“Miqtë e mi, jam ende duke u shëruar dhe ndihem shumë mirë. Sot u vizitova nga anëtarët e familjes dhe vazhdoj të buzëqesh çdo ditë. Faleminderit për gjithë dashurinë që marr nga ju,” – reagoi Pele në Instagram.



Vajza e tijm Kely Nascimento, dha informacione mbi përparimin e babait të saj pas operacionit që iu nënshtrua në shtator.



“Anembanë botës janë në ankth për shëndetin e babait. Ai po shërohet mirë dhe brenda kufijve normalë. Dje (e enjte) ai ishte i lodhur dhe bëri një hap të vogël prapa. Sot, dy përpara. Dua të falënderoj përsëri ekipin mjekësor …!”- tha e bija.

2


Etiketa: , ,

Pas