Aktualitet

“Një i prekur mund të infektojë 50 të tjerë”, mjeku reanimator i Durrësit: Ruani higjienën, rrini brenda





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:03 - 13/03/20 |
mapo.al

Një nga mjekët e spitalit të Durrësit, Sokol Peçnikaj thotë se një person i prekur me koronavirus mund të arrijë të infektojë deri në 50 persona të tjerë. Në një lidhje direkte me “Abc News”, mjeku reanimator foli për situatën e krijuar pas vënies së ‘shtet-rrethimit”, dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të qendrojnë brenda.


“Sot paradite kemi qenë në punë, tani jemi në shtëpi. Po respektojmë rregullat. Duhet të minimizohen pasojat. Ne shkuam në punë me dokumentet e mjekut. Të gjithë të tjerët janë të izoluar ose me maska. Mjekimi për emergjencën vijon ndërsa interventet janë pezulluar. Puna jonë është e jashtëzakonshme. Spitali është i mbyllur për të gjithë ata që s’kanë punë me spitalin.


Kjo është e papërjetuar ndonjëherë, por duke parë Kinën dhe Italinë duhet të jemi më optimistë. Ne mjekët reanimatorë jemi në majën e luftës. Të gjithë këta persona me të cilët ne merremi, ndaj i bëjmë thirrje popullatës të ruajnë higjienën. Infektimi mund të shkojë në 1 me 50. Të mbyllen hundët me maska. Punojini vetë maskat. Mos bëni grumbullime të mëdha njerëzish”, u shpreh Sokol Pecnikaj, mjek reanimator në spitalin e Durrësit.


I pyetur për mjekun e prekur nga COVID-19 në këtë spital, mjeku tha se e njëjta situatë u krijua dhe në vendet e tjera, prandaj duhen marrë masa.


“Edhe në vendet e tjera personeli mjekësor është i rrezikuar i bëjmë thirrje ekipit, sanitarëvë dhe policëve të marrin masat dhe organet drejtuese të pajisin me maska. Masat e domosdoshme i kemi, maska doreza po, por veshjet speciale janë vetëm për raste të jashtëzakonshme.”-tha mjeku.

Tashmë, bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. J

eta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas