Aktualitet

Një i vdekur nga zjarret, Rama ngushëllon familjen: Në flakë i gjithë Mesdheu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:27 - 04/08/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në mbrëmje lidhur me situatën e krijuar në vend me zjarret, ku sot u shënua edhe një humbje jete në Gjirokastër.






Kreu i qeverisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, ndërsa thotë se zjarret janë hapur si epidemi në të gjitha vendet e Mesdheut dhe jo vetëm.


Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.










Lexo edhe :  VIDEO/ Rama shmang Lelin në Vlorë, kryeministri s’e sheh në sy
1




Etiketa: , , , ,

Pas