fbpx

Aktualitet

Një i vdekur: Plumba nga makina mbi dy shqiptarë në Gjermani





               Publikuar në : 18:20 - 14/08/19 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Volfsburg të Gjermanisë. Sipas gazetës BILD, nga një makinë është qëlluar mbi dy persona, njëri 19 vjeç, i identifikuar si Keidi Pasha nga Mati.


Një zëdhënës i policisë tha se viktimat u gjetën në një pellg gjaku. Ai tha se të dy janë shqiptarë. Gjatë natës, 19-vjeçari ka ndërruar jetë, kurse shoku i tij është në gjendje të rëndë për jetën.



Një dëshmitar tha për BILD se viktimat ishin në këmbë, kur u qëlluan nga një makinë në lëvizje. “Dëgjova gjashtë krisma,” tha ai.


Hetuesit thonë se për momentin ngjarja është shumë e pqartë. “Po hetojmë në të gjitha drejtimet,” tha një hetues.


Etiketa: , , , ,

Pas