Një italian fatlum, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është shndërruar sa hap e mbyll sytë në një milioner. Ai ka fituar plot 209 milionë euro falë lotarisë Superenalotto, duke patur në biletë të gjithë numrat e shorteut, plus numrin Jolly dhe numrin Superstar.
Bileta fituese është shitur në një lokal të quajtur “Marino” në rrugën Cavour 46, në provincën Lodi. Shuma e përftuar është më e madhja në historinë e Superenalotto dhe gjithashtu ndër më të majmet në historinë e lotarive botërore. Për të shuar kureshtjen, numrat fitues të lotarisë ishin 7, 32, 41, 59, 75, 76, numri Jolly 21 dhe numri SuperStar 11.