Aktualitet

Një javë pas votimeve, qeveria heq karantinën për udhëtarët që vijnë nga Greqia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 03/05/21 |
mapo.al

Afro një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin për vendosjen e karantinës dy javore ndaj të gjithë emigrantëve që hynin në territorin e Shqipërisë nga shteti i Greqisë apo Maqedonisë së Veriut.






Ky kufizim, i apeluar edhe në Gjykatën Administrative nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që nga mesnata e 3 majit do të hiqet. Kështu, të gjithë emigrantët e Greqisë dhe RMV-së do të munden të hyjnë dhe të qendrojnë pa pengesë në vendin tonë.


Në kohën e vendosjes së karantinës, Komiteti Teknik i Ekspertëve e arsyetoi kufizimin si një masë parandaluese ndaj shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë.







Megjithatë, nëse do të shohim rastet e reja të raportuara nga këto dy vende fqinje nuk tregohet një rënie në kurbën epidemiologjike.

Lexo edhe :  Situata e COVID, 995 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit


Përkundrazi, para një dite Greqia ka shënuar 1,389 raste të reja, ndërsa Maqedonia e Veriut 104 raste ditore.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas