fbpx

Aktualitet

Një javë pranë familjes, shikoni si ka ndyshuar Alvini (FOTO)





               Publikuar në : 22:47 - 13/11/19 |
mapo.al

Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që doli rreth në javë më parë nga “kampi i ferrit” në Siri preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në shtetin fqinj të Italisë.


Tashmë ai u është bashkuar të atit dhe motrave në Itali, ndërsa bie në sy ndryshimi drastik që ka bërë në pamje.



Gazetari shqiptar i “Le Iene” Taulant Kopliku, ka publikuar një foto të Alvinit me të cilën tregon se si ka ndryshuar jo vetëm pamja e tij fizike, por edhe vullneti i 11-vjeçarit për t’u përshtatur shumë shpejt me një jetë krejt tjetër.

“Si ndryshoi keshtu? E thjeshte. Se pari dashuria dhe perkujdesja e familjes. Pastaj vullneti i tij. Si dikur per te rezistuar perballe se keqes, ashtu edhe sot per tu bere ky djali qe eshte shohim. Ne fare pak dite nje tjeter femije”, – shkruan Kopliku përkrah fotos në ‘Facebook’.



Etiketa: , ,

Pas