Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Një kafe me Gentin, 31-vjeçarin që arrestohet sa herë proteston PD

by ro ot
06/01/2020
in Aktualitet, Personazh
0

Nga Alessia Selimi

Edhe pse ngjesh në kokë një kapelë të zezë që ia mbulon sytë e përgjumur, sërish është e pamundur të mos ia dallosh rrathët e rënduar. Gentian Mark Gjonaj po më priste i përhumbur. I strukur në një tavolinë ku rrezet e diellit nuk mbërrinin dot, fytyra e tij rrethohet tërë kohës nga tymi i cigares. Jemi bërë kurioz për këtë djalë të ri demokrat, që përfundon sistematikisht në qeli sa herë ka protesta. Eshtë stili, pasioni, shtati ndoshta prej afër 2 metra, nuk dihet me saktësi, cka e ndjell më shumë shoqërimin e tij në komisariat. Kaluan shumë pak minuta kur ndryshuam rolet, shumë shpejt u ndjeva e veshur me pelerinën e të të intervistuarit. “Po ti do të doje t’i rrisje fëmijët e tu këtu?”, m’u drejtua ai krejtësisht i papërmbajtur.



Gentiani njihet për protagonizmin në protestat e zhvilluara të Partisë Demokratike dhe nuk ngurron aspak ta pohojë si një kërkesë të qenësishme për të mbijetuar. Rrugëtimi i tij i qendresave zhurmuese dhe të ashpra do të niste në vitin 2013, kur ai mori pjesë në protestën e armëve kimike. Asokohe, qëllimi i tij nuk ishte aspak i koklavitur. 31-vjeçari me origjinë nga Mirdita, kishte një besim të patundur se Edi Rama duhej rrëzuar një orë e më parë nga karrigia e pushtetit. Një telefonatë, sikurse e cilëson ai nga “lart”, do t’i propozonte për të qenë shpirti dhe drejtuesi i protestave që do të zhvilloheshin në vijim. Sikurse m’u rrëfye, Gentiani e pranoi këtë propozim pa kurrfarë shpërblimi, por vetëm në sajë të disa kushteve të shtruara prej tij që duheshin respektuar me doemos.

“Partitë funksionojnë me hierarki dhe rregulla. Unë nuk i bindesha dot këtyre të fundit, sepse nuk jam tipi që eci në shina. Ua bëra të qartë që në fillim se unë do t’ua pranoja propozimin vetëm nëse do ma linin mua në dorë mënyrën e të protestuarit”, tha Genti teksa çuditërisht u impostua edhe në qëndrim, thuajse sikur donte të tregonte me krenari se liria e tij nuk ishte e vendosur në qerthull.

I arrestuar shumë herë, së fundmi, i vendosur edhe në kërkim, Gentiani nuk stepet për të përshkruar gati gati me një lloj idealizmi të marrë protestën që i ka lënë më shumë mbresë. “Protesta më e arrirë e Partisë Demokratike besoj se ka qenë ajo e 20 shkurtit në vitin 2014. Pas nesh ndodheshin tullumbace në numër të shumtë, ku shkruheshin premtimet e Edi Ramës, të cilat më pas u lëshuan në ajër, si për të treguar se fjalët e lëshuara prej tij ishin realisht boshe dhe ne nuk besonim në mbajtjen e tyre”, tregoi ai.

Në shënjestër nga policia

Teksa vrulli dhe pasioni i të riut i është venitur, Gentiani nuk arrin dot t’i japë një shpjegim se përse është vendosur prej kaq shumë kohësh nën shënjestër të policisë. “Unë jam zhurmues, e pranoj, por jo i dhunshëm. Njëherë më kanë shoqëruar në komisariat me krah të thyer dhe të vendosur në allçi nën akuzën e kundërshtimit të forcave policore në protestë. Ndërsa njëherë tjetër për një këngë kushtuar kryeministrit”, vijoi ai duke m’u drejtuar me një buzëqeshje që mbarte mllef e zemërim të skajshëm.

Ai e cilësoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën si të vetmin eksponent politik që po i ofron vendit “aromë europiane”. Me një çiltërsi të pazakontë që rrallë se mund të haset te një demokrat i flaktë, ai theksoi më tej se ndryshe nga më parë, Basha ka zgjedhur të mos i blejë njerëzit si mallra tregtie.

Ai është shpesh kolona zanore e mitingjeve. Animator i sprovuar, edhe në përplasjen e fundit tek Parlamenti, megafoni ishte në duart e tij. Di si t’i japë shpirt një grumbullimi të madh njerëzish.

I pranishëm kudo dhe ngado ku ka gjurmë demokratësh, Gentiani shpreh bindjen se protestat ia vlejnë, edhe në rastet kur nuk shihet dritë në fund të tunelit. “Marr rastin e protestës ndaj projektit “Unaza e Madhe”; asnjë shtëpi nuk është shembur deri më tani. Nëse ne nuk do të kishim dalë në protestë, punimet do të kishin filluar prej kohësh. Protestat nuk duhet të ndalen, nuk do të ndalen, madje unë them se deri më tani ka qenë fillimi. Situata do të agravohet”, u shpreh ai.

I pyetur se çfarë nënkupton me agravim të situatës, Gentiani m’u përgjigj se opozita mund të shkojë deri aty sa në zgjedhjet lokale, të mos i lejojë ato. Të gjejë instrumenta, që t’i bëjë të pamundura votimet. Nën adrenalinë e me sy shkrepëtitës, ai duket se e mbështet fuqishëm shprehjen “mjeti justifikon qëllimin”.

Sa i takon jetës së tij të ndërtuar jashtë politikës, Gentiani m’u rrëfye se e ndan atë midis studimeve për Drejtësi dhe një pune që i del sa për të mbajtur veten. Po për të, këto nuk kanë shumë rëndësi, oksigjen i mbetet rendja mbas parimeve dhe idealeve. E ndërsa intervistës po i vinte fundi e tashmë filxhanët ishin njollosur nga gjurmët e fundit të kafesë, Gentiani m’u shpreh i palëkundur se kurrë nuk do të ndalet ndaj atyre që ai i konsideron padrejtësi.
/Mapo.al

 

Tags: gazeta MapoGentian Mark Gjonajnjë kafe me gentinPDprotesta

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Botimi i UET-Press/ Si tallej ‘Broduei’ me Enverin

'Pse po heziton Meta të dekretojë ministrat kosovarë'

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In