Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Një klinikë me emrin e jetës

by us er1
20/07/2022
in Sociale
0

Nga Raimonda Belli Gjençaj

Klinika endoskopike është emërtuar „LA VITA“. Një emër fuqiplotë kur bëhet fjalë për mjekësinë,



që ka lindur si shkencë në shërbim të shëndetit të njeriut, të jetës së tij. U gjenda në mjediset e saj,

jo më larg se dje. Një javë më parë, kur komunikova me personelin në telefon, e përfytyrova një

sipërfaqe të bollshme apartamenti, siç jemi mësuar të shohim klinikat private. U gjenda një javë më

vonë në një strukturë që i përngjan një minispitali, që të kujtonte as më shumë e as më pak, çdo të

ngjashme tjetër të ngritur në një terren Europian…Hedh një hap brenda saj dhe të pret një kashun

me pupa plastike të kaltra. Të detyrueshme për t’u mbathur mbi këpucët apo sandalet. Nuk mund të

ngjitesh lart duke futur pluhurin e rrugës aty. Shto pastaj dhe maskat dhe dorezat e personelit. Duket

që rregullat e pandemisë bëjnë ligjin te „La Vita“. Që domosdo nuk kursejnë as të ardhurit. Maskat

në fytyrë nuk janë mbytëse. Jashtë dielli djeg, por në mjediset e klinikës të mbështjell ajri i freskët.

Poltronat janë të rehatshëm dhe pritja nuk bëhet e padurueshme. Por jo falë poltronave. Ti dëgjon

emrin tënd në orarin e caktuar. Një lloj surprize kjo, po të mendosh se ke kaluar ca përvoja të tjera,

ku të është dashur të presësh edhe 1 orë mbërritjen e specialistit. Një orë përtej orarit të prenotuar

është më shumë se shumë. Por te “La Vita” nuk ndodhi. Duke qenë se shoqëruesit e pacientëve

mbeteshin te holli i pritjes, pata kohë të meditoj…. Me sytë e mendjes pashë doktorin specialist që

mbërrin në spitalin shtetëror ku punon në orën 7 ose 7 e tridhjetë minuta. Nxiton të shohë kartelat e

pacientëve, hyn në mbledhjen e mëngjesit, vrapon t’u hedhë një sy të sëmurëve, jep këshillat e

rastit, kontrollon celularin për thirrjet e mundshme nga klinika e tij aty pranë, dhe pak para se

akrepat të “godasin 9-ën e mëngjesit, është i gatshëm të presë pacientin e parë. Pas një ore,

përfytyrimi im rezultoi nul. E dini pse? Sepse as gastro-hepatologu Altin Cekodhima dhe asnjë

prej tre kolegëve të tij, nuk kanë punuar asnjë ditë në shtet. I janë përkushtuar që në nisje profesionit

si mjekë privatë, pa i hyrë në hak askujt, as punëdhënësit dhe as njeriut. Fjala përkushtim në këtë

klinikë shpalos gjithë kuptimin e vet. Aty ndihesh i marrë në konsideratë, që në çastin që hyn.

Buzëqeshja rrezëllitëse e vajzave me uniformë që të presin, nuk shuhet as katin më lart. E dini atë

çastin kur ke gdhirë gjithë natën me ankthin e dilemave të së panjohurës? Bekim është për kë nuk e

ka provuar. Unë nuk i kam shpëtuar dot, dikur. Ky dikur nuk është shumë larg; tre vjet përpara. Ma

zymton e lëndon ende shpirtin dita kur vura këmbën tek onkologjiku. Dy çupëlina te recepsioni, një

det njerëzish në hall tek holli i spitalit shtetëror; çupëlinat ndërpresin të bezdisura kënaqësinë e

muhabetit që s’i dihej fundi dhe pa pikën e përkushtimit më thonë se diagnozës në letër i kishte

kaluar afati 30 ditor dhe i sëmuri duhet të bënte një xhiro te specialisti për rifreskim. E shkruaj dhe

nuk e besoj, por më ka ndodhur, o njerëz! Ah, për hir të së vërtetës, më thanë se kishte dhe një

zgjidhje tjetër, të paguaja 3.000 lekë (të reja, sigurisht), që ta rikonfirmoja brenda mureve të spitalit.

Ishte si poshtërim para se të vdisje… Nuk e shmanga dot këtë paftë të së shkuarës, ndërsa prisja si

NJERI te “La Vita”… Poltronat u zunë të gjitha. Njerëzit flasin me zë të ulët. Zotëron vetëm zëri i

koordinatores që thërret emrat. Një tjetër bluzëbardhë e buzëqeshur vjen e të fton ta ndjekësh.

Punonjësja e ngarkuar me higjienën shfaqet në çdo disa minuta duke ngjeshur shtupën mbi

dysheme. Kontrollon, zbraz koshat, ndërron qeset, kujdeset për tualetet. Pastërtia të merr sytë.

Muret e bardhë garojnë me dyert në të njëjtën ngjyrë. Shkëlqimi i mobilieve nuk mbetet pas.

Aksesorët elegantë, në harmoni me qëllimin e strukturës të shtyjnë drejt bindjes se këtu të rrethon jo

vetëm talenti i një dizajneri të zotë, por dhe dashuria për njeriun. Në emër të saj, aty secili është në

vendin e vet. Duke kryer detyrën e vet. Të gjithë, mjekë, infermierë, personel administrativ, i lidh

një fill që rezonon te vëmendja ndaj qytetarëve që kanë trokitur në derën e tyre. Je aty dhe ndien që

e ke lënë pas kurrizit pisllëkun, arrogancën, indiferencën dhe përuljen ndaj një bluze të bardhë që

nuk të sheh në sy kur të flet. Dr. Altin Cekodhima i sheh në dritë të syrit pacientët. Një person

energjik, me një zë tejet miqësor ka raste kur e humb guximin e fjalës. Nuk është në dorën e tij. I

duhet të komunikojë edhe lajme që të prishin gëzimin. Është çasti kur fjalive profesionale, iu duhet

t’u shtojë fuqinë e shpresës, së kurajës…Dhe i duhet t’ia dalë gjithmonë. Ditë pas dite. Janë këto

raste kur korrektesa e orarit “prishet”. Dikujt që pret radhën, i duhet të presë më shumë se

parashikimi. Dr. Altini pohon se këtë dalje nga rendi nuk mund ta evitojë. Dikush mund të ikë i

zhgënjyer nga pritja, por i sapo diagnostikuari, para të ikurit, ka nevojë për një procedure të thelluar

dhe për asnjë arsye, aq më pak për paratë, Dr. Altin Cekodhima do të ndryshonte prioritetet.

Struktura “La Vita” është private. Por ai dhe kolegët e tij e kanë skalitur në ndërgjegje kodin etik të

Hipokratit, fjalët “premtoj solemnisht se jetën time do ta ve në shërbim të njeriut”. Në klinikën “La

Vita” nuk e kane tradhtuar këtë betim.

JU SUGJEROJME

Bashkimi i madh vazhdon – ONE Telecommunications dhe ALBtelecom bashkohen ligjërisht për t’u bërë ONE Albania
Shqipëria

Bashkimi i madh vazhdon – ONE Telecommunications dhe ALBtelecom bashkohen ligjërisht për t’u bërë ONE Albania

06/01/2023
Rama ultimatum ambasadës së Iranit: Keni 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria
Kryesore

“Zvicra miraton marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë”

08/12/2022
Vajza shpëtoi mrekullisht, publikohen fotot e 50-vjeçarit që humbi jetën me djalin e tij të mitur
Aktualitet

Vajza shpëtoi mrekullisht, publikohen fotot e 50-vjeçarit që humbi jetën me djalin e tij të mitur

21/11/2022
“Vetëm për njerëzit e pasur punon drejtësia?” , protestë në Tiranë në përkrahje të 22-vjeçares nga Kenia
Aktualitet

“Vetëm për njerëzit e pasur punon drejtësia?” , protestë në Tiranë në përkrahje të 22-vjeçares nga Kenia

18/11/2022
Next Post

Glejdis dhe Naze, historia e dashurisë që u kurorëzua me fejesë në UET

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In