Aktualitet

‘Një lajm i nxjerrë në media solli shkëndijën, duke i vënë flakën rrjetit’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:02 - 04/11/21 |
Elton Qyno

E nëse SPAK-u, këtë herë do nxjerë tym të bardhë, tek hetimi i “Call-Centerave”






Një lajm i nxjerë këto ditë në media, solli shkëndijën, duke i vënë flakën rrjetit, se një hetim intesiv ishte nisur nga prokuroria e posaçme SPAK, kundër pronarëve të Call-Centerave.


Ky hetim duket, se ka vënë përpara rreth 15 subjekte, biznesi që operojnë në Tiranë në fushën e tele-marketingut, dhe nuk është hetim i nisur këto dy-tre ditë.







Hetimi ka nisur këtu e 4 vite më parë dhe as SPAK-u as prokuroria e Tiranës, nuk kanë mundur ti çajnë dot. Dosjet e ardhura nga Gjermania, Holanda, Belgjika, Zvicra e disa vende të tjera në Afrikë, kanë qënë në kuadër të verifikimit, pra të procedurës së ekzekutimit të një letërporosie, që kishin dërguar këto shtete në Shqipëri.




Kjo pasi qytetarët e tyre ishin mashtruar me shuma të mëdha financiare dhe aq më tepër që një raport i Drejtorisë së Pastrimit të Parave, evidentonte hyrjen e shifrave të mëdha fiannciare në llogaritë e këtyre kompanive të telekomunikacionit.



Sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave, transaksione me shifra të mëdha parash, kishin mbëritur nga disa vende të Afrikës dhe Evropës, në bankat e nivelit të dytë në Tiranë.

Hetimi në fillim ka nisur për pastrim të produkteve të veprës penale, pasi dyshohej se ishte bërë një mashtrim i madh, dhe ndaj këtu e 4 vite më parë dosja i kaloi Krimeve të Rënda në atë kohë.

Krimet e Rënda u shkrinë dhe dosja mbeti tek SPAK-u. Në SPAK, këtë çështje e ka një prokuror. Ky prokurori e di mirë kush janë pronarët e Call-Centerave, lidhjet e tyre me politikën, presidencën dhe biznesin e Tiranës.

Lexo edhe :  Balla pro mandatit të përjetshëm për prokurorët e SPAK

Dy nga këto Call-Centera, që janë pjesë e verifikimit ushtrojnë aktivitet në dy kullat pranë Stadiumit “Air Albania”. Aty kanë qënë dhe aty do vazhdojnë të mbeten, duke punuar qetësisht dhe butësisht.

Dy të tjera janë shumë pranë godinës së xhamtë të SPAK-ut, as 100 metra larg kësaj godinës. Katër vjet dosja në duart e prokurorit, katër vjet ushtrim biznesi i rehatshëm dhe fitimprurës.

Një tjetër Call Centër, që është pjesë e verifikimit katër vjeçar të prokurorisë, lidhet dhe me një emër të njohur në biznesin e inceneratorëve në Shqipëri, që ka depërtuar dhe në fushën e Telekomunikimeve.

Janë dhe të tjerë jo pak të rëndësishëm.

E të gjithë këta mbajnë njëri-tjetrin. E të gjithë këta nëse bashkojnë buxhetin financiar, jo që na e blejnë prokurorin, por na e blejnë SPAK-un me gjithë godinë, e truall bashkë.

E nëse SPAK-u, këtë herë vërtet e ka seriozisht, se po kryen një hetim të madh, ne s’na ngelet gjë tjetër veçse të rimë dhe të shohim nga oxhaku i SPAK-ut, nëse për këtë çështje do dali tym i bardhë apo jo.

Por fakti që drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ditën që doli ne media lajmë për hetimin e Call-Centerave, telefonoi gazetarët një e nga një duke i thënë se lajmi ishte i pavërtetë, tregon qartë se edhe këtë herë SPAK-u, nuk e ka seriozisht për të çuar deri në fund këtë çështje.

Ndaj që kjo dosje me 15 subjekte “Call-Centera” në verifikim, kur ka qëndruar nja 4 vjet në dorë të prokurorëve dhe oficerevë, nuk besoj se përbën shqetësim se po vijon të qëndrojë dhe nja 4 vjet të tjera në dyshemenë e një zyre të SPAK-ut.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas