Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Një mesazh dhe një propozim të fundit për Lulzim Bashën!

by mapo.al
04/01/2022
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Bashkëpunimi prej 8 vitesh në opozitë, si nënkryetar i PD, më ka imponuar gjatë kësaj kohe një qëndrim më të tërhequr e më pak agresiv ndaj teje. Ky qëndrim ka ardhur jo vetem për hir të marrëdhënies personale gjatë këtyre viteve, por kryesisht si marrje përgjegjësie mbi veten për aq sa më takon nga funksionet drejtuese që kam mbajtur në PD.

Nga 9 shtatori jam pozicionuar qartë në krah të Berishës, për shume arsye, po mbi të gjitha me bindjen se jam në krahun e së drejtës. Më pas iu binda vullnetit të shumicës absolute të demokratëve për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, siç duhet të kishin bërë të gjithë drejtuesit e PD duke filluar nga ty i pari.



Ndërkaq ti zgjodhe që përballë vullnetit dhe interesit të demokratëve të mbroje interesin tend, lidhur tek karrigia e kryetarit të opozites e në funksion të këtij interesi ngrite gjithë qëndrimet e mëtejshme duke iu dhene goditje pas goditjesh atyre që për tetë vite luftuan e sakrifikuan për ty.

Me 9 shtator deklarove se po merrje nje vendim te detyruar nga te tjerë, kundër bindjes tende dhe nuk le fjalë lartësimi pa përdorur për Berishën. More vendimin e gabuar, në mënyrën më të gabuar e ç’ishte më e keqja, duke qenë i paralajmëruar për pasojat që ai vendim do të sillte për PD!

Më pas, kur jo vetëm Berisha, por shumica e demokratëve t’u kundërvunë, ti nuk zgjodhe ata si kryetar i tyre, por zgjodhe rrugën e kundërt!

Nga ai moment, qëndrimet e kundërshtarëve më të egër të PD, u bënë qëndrimet e tua. E akuzove Berishen me fjalet e Ramës për çdo gjë, madje edhe për ato gjëra ku ti kishe përgjegjësi personale siç ishte 21 janari. E akuzove si “komunist”, si shkaktar të ‘97 e më tej…! Mirë që nuk e akuzove dhe se ka “vjedhur” rrugën e Kombit !

Sigurisht që nuk i mendoje të gjitha këto kur Berisha të katapultoi fillimisht si deputet, pastaj tre herë ministër, më pas kryetar bashkie e në fund kur në opozitë të la në dorë postin e kryetarit të PD. I more të gjitha ato poste e privilegje vetëm prej Sali Berishës e prej askujt tjetër. Asnjë meritë, asnjë kontribut , e ca më pak sakrifica nuk kishe në PD deri ditën që ai të katapultoi. E pra, ai Berishë ishte, “komunisti që paskësh shkaktuar ‘97″ edhe kur të dha gjithe ato poste e privilegje. Madje ai ishte dhe me 9 shtator!

Megjithate, sikur ketu te behej fjale thjeshte per nje mardhenie mes Berishes dhe teje mbase une do te zgjidhja thjeshte te heshtja. As me Berishen e as me ty , une nuk kam patur mardhenien e ngushte qe ju keni patur me njeri tjetrin. Por ketu nuk behet fjale per kete, po per PD, per te gjithe ne.

Ne fakt me slloganet “ Te ndahemi nga e shkuara e te shohim te ardhmen” ti u ndave nga PD . Me sulmet e akuzat e Rames ndaj Berishes, ti ke hedhur poshte e ke mohuar gjithe historine e PD , gjithe sakrificat e demokrateve ne 30 vite. Te atyre demokrateve qe te dhane gjitheshka e nuk ju dhe kurre cfare prisnin prej teje. Tani , ne menyre paradoksale, kerkon te qendrosh ne krye te nje partie qe e ke mohuar dhe per me teper kunder vullnetit te shumices absolute te demokrateve qe me 11 dhjetor ne Kuvend e me pas me 18 dhjetor me referendum, te shkarkuan nga kryetar!

Ne se ti nuk do e dije kete realitet mbase dhe mund te faleshin keto qendrime, por ti me mire se kushdo e di qe demokratet nuk i ke me vete . Minimalisht ti je ne dijeni te faktit se si me gjithe perpjekjet e bera , nuk arrite te mbushesh as sallen e Pallatit te Kongreseve me demokrat te thjeshte e jo me me delegate. Nuk mjaftuan as familjaret, as puntoret e disa bizneseve qe erdhen me detyrim , as njerzit e marre nga rruga , po u deshen dhe socialistet e Rames per te mbushur sallen me 2 mije vende…! Kete ti e di shume mire, pavarsisht se cfare deklaron publikisht.

E megjithese i di te gjitha keto, ti zgjedh qe pas perdorimit te sulmeve te Rames te kopjosh pike per pike dhe qendrimet e tij. E fillove me hile e truke “procedurash” , vazhdove me mosnjohjen e votes se shumices e tani perfundove tek blindimi e bunkerizimi i selise se PD!

Rama me keto menyra mbron karrigen e tij te pushtetit , po ti cfare po mbron , karrigen e opozitarit te perjetshem ??!! Pse ?!

Ti e di qe keshtu, mund te jesh cdo gje , po kryetar i demokrateve nuk mund te jesh kurre. Po cfare eshte me e rendesishme ti e di shume mire qe edhe sikur te perdoresh policine dhe gjykatat e Rames per te mbajtur nje vule e ca zyra boshe, as ne enderr nuk i afrohesh dot me pushtetit e jo me ta marresh . Atehere per cfare te duhet gjithe kjo qe po ben ?! Pse i genjen ende ata pak demokrate te thjeshte qe besojne me naivitet perrallen se vertete pengesa per te marre pushtetin paska qene Berisha e tani pushtetin do na i sjellin ne pjate ?!

Ne kushte te tilla dy alternativa mbeten :

-Te intereson thjesht karrigia e kryetarit te opozites per interesa personale biznesi .

-Me ose pa vullnetin tend, je pjese e atyre qe kerkojne shkatrrimin e PD per ti lehtesuar mbreterimin Rames.

Per te qene i sinqerte , une nuk kam dashur te pranoje asnjeren prej ketyre akuzave edhe ne respekt te vetes time (gjithnje per hir te ketyre tete viteve te fundit). E po per kete arsye po bej dhe nje propozim te fundit me shprese te vaget se mund ta degjosh jo vetem per te miren e demokrateve por dhe tenden personale dhe te atyre pak veteve qe te ndjekin.

Ky eshte nje mendim teresisht personal dhe nuk ka asnje lidhje me pozicionin qe une kam sot si njeri prej 29 antareve te Komisionit te Rithemelimit te PD.

E kam thene qe ne fillim te “konfliktit” se vetem VOTA e demokrateve e zgjidh problemin. Ne keto kushte, mbetet dhe nje hapsire e fundit ; zgjedhjet ne PD per te gjitha strukturat , perfshi dhe kryetarin e PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ka caktuar nje periudhe dhe 22 marsin si diten e zgjedhjeve si dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit per organizimin e tyre . Une mendoj qe per interesa madhore te PD cdo gje mund te negociohet per te zhvilluar nje proces te paster e me besimin e te gjitheve.

Demokratet te vendosin me voten e tyre sepse vetem keshtu qendrojme te bashkuar dhe gjithe energjite tona i perqendrojme ne luften kunder Rames. Behu pjese e ketij procesi .

Kush fiton drejton! Por edhe ai qe humbet , nuk humb perfundimisht!

Zoti Basha , ti je ende i ri , keshtu qe edhe po te humbesh ne kete gare, nuk do te ishte fundi i karrieres tende politike . Ne se do ndiqje kete rruge, kam bindjen qe dhe shumica e demokrateve qe sot jane kunder teje , do dinin te falnin e pse jo dhe te te mbeshtesnin ne nje te ardhme . Nderkaq rruga ku je futur e po ndjek eshte fundi sepse ne se i con demokratet deri ne perplasje , nuk ben gje tjeter vecse sherben si kamikaz per interesin e Rames i cili eshte i vetmi qe perfiton.

Prandaj zgjidh vertete te ardhmen tende dhe te PD , e prano voten e demokrateve si mekanizmin e kesaj te ardhmeje.

Tags: Edi PalokaLulzim Basha

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Asnjë viktime nga Covid, vetëm 16 raste të reja në Kosovë

Covid 19, gjatë dhjetorit më pak raste dhe viktima në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In