Arkiva 2

Një muaj pasi u ngujuan, “dorëzohen” studentët e Juridikut sot lirojnë godinën






               Publikuar në : 12:46 - 11/02/19 |
mapo.al

Një ditë pasi i dërguan dekanit Artan Hoxha një kërkesë me gjashtë pika, ku ndër to kërkohej shtyrja e sezonit të provimeve dhe mospenalizimi për shkak të protestës, studentët e Fakultetit të Drejtësisë do të lirojnë auditoret e godinës pasditen e kësaj të hëne.


Mapo.al mëson se ky vendim është marrë pas thirrjes së bërë nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës. Derinë orët e darkës së sotme, studentët do jenë larguar nga ambientet e Fakultetit, për t’iu rikthyer rrjdhës normale të procesit mësimor. Prej disa ditësh, studentët po po zhvillojnë mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” për të zëvendësuar orët e munguara.

Ndërkohë sot studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë janë në protestë. Ata kërkojnë nga qeveria të marrë në shqyrtim kërkesën e tyre për ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë.


Etiketa: , , ,

Pas