Aktualitet

“Një nder të jem në Tiranë”, Dua Lipa poston foto nga vizita në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:21 - 23/07/21 |
mapo.al

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri ku ka vëzhguar nga afër ndërtimin e një kopshti në Tiranë, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.






Ky kopsht do të ndërtohet nga fondet e siguruara prej saj, nga fondacioni “Sunny Hill”.


Përmes një postimi në Instagram Lipa shkruan se kopshti “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit, do të hapet me 15 shtator të vitit 2021.







“Një nder të jem sot në Tiranë – Shqipëri për të parë ecurinë e ndërtimeve për “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë”, bluzët që i krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë.



Jam mirënjohëse që jam këtu për këtë sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi. HAPJA 15 SHTATOR 2021! Faleminderit 🇦🇱 @sunnyhillfoundation”, shkruan Dua në Instagram.



 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua ndodhet në Tiranë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin e saj Anwar Hadid.

<
>
Dua Lipa ne Tirane3 Dua Lipa ne Tirane2 Dua Lipa ne Tirane1 Dua Lipa kopshti13

Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytet, ajo është takuar me kryeministrin Rama, si dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilat publikuan foto dhe video me këngëtaren e famshme.

<
>
Dua Lipa15 Dua Lipa14 Dua Lipa13 Dua Lipa12 Dua Lipa11 Dua Lipa10 Dua Lipa kopshti Dua Lipa kopshti1 Dua Lipa kopshti2 Dua Lipa kopshti3 Dua Lipa kopshti4 Dua Lipa kopshti5 Dua Lipa kopshti6 Dua Lipa kopshti7 Dua Lipa kopshti8 Dua Lipa kopshti9 Dua Lipa kopshti10 Dua Lipa kopshti11 Dua Lipa kopshti12 Dua Lipa kopshti13 Dua Lipa kopshti14 Dua Lipa kopshti15
1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas