Bota dhe populli i tij e njeh si diktator, por përtej petkut të hekurt, Saddam Hussein ishte edhe një romancier.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”296″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Në Amazon pritet të dalë përpara Shën Valentinit një novelë romantike e shkruar nga ish-diktatori i rrëzuar irakian.
Novela me 160 faqe është publikuar që në vitin 2000 në Irak. Por çfarë mund të shkruajë një diktator në një novelë dashurie?
“Zabiba dhe Mbreti” nuk u shfaq asnjëherë në ndonjë listë “bestseller”, apo të kalonte filtrat e kritikës, megjithëse në atë kohë u vu në shënjestër të CIA-s.
Në të ngjarjet zhvillohen para shumë vitesh dhe flitet për një histori dashurie mes një mbreti dhe një fshatareje të varfër të quajtur Zabiba.
Marrëdhënia e karaktereve të novelës zhvillohet e thellohet kur ata diskutojnë gjithmonë për fenë dhe nacionalizimin./TCH/