Forbes bëri publike të mërkurën, listën vjetore të miliarderëve në botë dhe miliarderja më e re në moshë, është 22 vjeçarja, Kylie Jenner. Kylie u bë pjesë e kësaj liste në mars 2019.
Në vitin 2019, Kylie rrëzon nga fronti Mark Zuckerbergun, i cili ishte vetëm 23 vjeç kur bëri miliardët e tij të parë, transmeton Indeksonline. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës ‘Kylie Cosmetics’ në markën e bukurisë ‘Coty Inc.’ për 600 milionë dollarë. Ky biznes vlerësohet me shumën 1.2 miliardë dollarë dhe Kylie zotëron 49% të aksioneve.
Sajti zbulon gjithashtu se paratë nga shitja e markës, e kthyen atë një ndër 2,095 personat me një pasuri prej dhjetë shifrash. Jenner e filloi linjën e make-up në 2015 duke shitur për 29 dollarë vetëm një kompletë buzëkuqi.
Produktet e Jenner shiteshin vetëm në internet, deri në momentin kur marka arriti një marrëveshje për të shitur mallrat e saj në 1.100 dyqane Ulta Beauty në të gjithë SHBA-në. Perandoria e saj u zgjerua në fillim të këtij viti, me linjën ‘Kylie Skin’.