Kryesore

Një përgjigje e shpejtë për Blendi Gonxhen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 19/07/20 |
Mapo.al

Denoncimi i bërë dje nga zëdhënësja e PD dhe ish-kryeministri Berisha, shoqëruar me prova transaksionesh, për konfliktin e interesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit në vend, i cili ka të veten edhe një kompani private shërbimesh transporti, ka prishur rëndë humorin e këtij shefi, pra të Blendi Gonxhes.


Ai ka zgjedhur të reagojë në faqen e Facebook të Gazetës Mapo.


Dhe që në krye ka bërë zbulimin e madh. Nuk qenkan 2 miliardë lekë të përfituara, po 200 e ca milionë. Pra gazeta paska bërë një lapsus. Dhe meqë janë ca para të vogla, pra me një zero më pak, kjo nuk e bën gjënë shkelje dhe konflikt interesi. Edhe pse në të vërtetë ‘Mapo’, e sqaron saktësisht në tekst në shkrimin e djeshëm, se bëhet fjalë për 223 milionë lekë te vjetra.


Mbrojtja e Gonxhes është e dobët po ashtu, kur thotë se puna dhe përfitimet e Albarent qenkan ligjore. Po kush tha se nuk janë në rregull me ligjin. Sa abuzime bëhen në këtë vend, duke qënë ok me normat. Sepse hapësira është pafund për marifete.


Problemi është tek konflikti i interesit. Nuk dihet a mund të ketë në planet rast më ekzemplar se sa ky, që shefi i madh i shërbimit të transporteve në vend, të ketë biznes privat në këtë fushë.

Dhe Gonxhja këtu mesa duket tregohet i vërtetë, ai nuk e mohon aspak lidhjen me këtë kompani.

Por, më e renda në reagimin e këtij zyrtari të lartë, është fjalori dhe mënyra se si i drejtohet zëdhënëses së PD-së, një gruaje, një zonje.

Shihni në foton më poshtë çfarë thotë.

Del zhaba e PD. Sikur vetëm për këtë, ky drejtor që ka përfituar privilegje pa fund prej afërsisë me Edi Ramën, pa spikatur kurrë si i zoti apo menaxher, që madje ka kusure jo të vogla nga drejtimi në Bashkinë e Tiranës duke mos harruar përmbytjen e qytetit, duhet të largohet nga detyra që mban.

Të marrësh çdo gjë pa meritë, dhe të kërkosh të mos denoncohesh nga opozita dhe media, kjo vetëm në një mendje delirante mund të qendrojë.

Ky drejtor që është akuzuar për disa çështje, nga patentat tek rikonstruksioni i godinave, ky që pretendon se ka kontribute për demokracinë dhe lirinë e shprehjes, quan Zhabë një femër, dhe kuptohet që, nuk e ka për gjë ta cilësojë kazan një media.

Edi Rama që është kaq i ndjeshëm për zonjat mesiguri nuk e ka parë këtë shpërthim primitiv e vulgar të vartësit të tij. Kur ta marrë vesh, patjetër do tregojë se i zbaton ato që predikon për gjininë që e ka përzemër dhe e promovon çdo ditë.

*Shënim: Me poshtë, linku i shkrimit të Gazetës Mapo, ku thuhet me saktësi se bëhet fjalë per 200 e ca milionë leke të vjetra. Pra, tentativa e Gonxhes për të na kapur në lapsus, ka shkuar dëm.

Denoncimi/ Blendi Gonxhe ka përfituar 223 mln lekë nga buxheti për kompaninë e vet (Dokumentet)


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas