Kryesore

Një përllogaritje e zymtë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 03/04/20 |
The Economist

Imagjinoni të keni dy pacientë me sëmundje kritike por vetëm një ventilator. Kjo është zgjedhja me të cilën mund të përballen stafet spitalore në Nju Jork, Paris dhe Londër në javët e ardhshme, ashtu si ka ndodhur në Lombardi dhe Madrid. Një vendim vrastar. Mjekët duhet të thonë se kush do të trajtohet dhe kush jo: kush mund të jetojë dhe kush mbase të vdesë.


Pandemia po zgjerohet kudo nëpër botë, duke na vënë në situatë përzgjedhjesh kaq të mjera. A duhet të shkojnë të gjitha burimet mjekësore te pacientët me covid-19 apo edhe tek ata me sëmundje të tjera? Papunësi dhe falimentimet janë një çmim që ia vlen, po deri ku? Nëse distancimi ekstrem social nuk e ndalon sëmundjen, për sa kohë duhet të vazhdojmë kështu?


Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, deklaroi se “Ne nuk do të vlerësojmë jetët e njërëzve me dollarë.” Qe një klithmë e fortë nga një burrë guximtar, gjendja e të cilit është e mbingarkuar. Megjithatë, duke e lënë mënjanë tregtinë, zoti Cuomo në të vërtetë po mbron një zgjedhje – që mund të jetë e kushtueshme dhe me pasoja për komunitetin e gjerë.


Sado zemër e forte të duhet për ta thënë, një shifër në dollarë për një jetë, ose të paktën për ta menduar, prapë ajo është pikërisht gjëja që udhëheqësit do të kenë nevojë ta përballin nëse shohin se keqja po thellohet gjatë muajve në vazhdim. Ashtu si në repartet spitalore, “veprimi tregtar” i përzgjedhjes mund të jetë i pashmangshëm.


Kompleksiteti i situatës po rritet ndërsa vendet goditen gjithnjë e më shumë nga covid-19. Në javën deri më 1 Prill, rastet e raportuara u dyfishuan: tani janë mbi 1 milion. Amerika ka regjistruar mbi 200,000 raste dhe ka parë 55 për qind më shumë vdekje se Kina.

Më 30 mars Presidenti Donald Trump paralajmëroi “tre javë që nuk kemi parë kurrë më parë”. Tendosja e sistemit shëndetësor të Amerikës mund të mos arrijë kulmin për disa javë. Task-forca presidenciale ka parashikuar që pandemia do të kushtojë të paktën 100-240 mijë jetë amerikane.

Vetëm tani përpjekja për të luftuar virusin duket gjithëpërfshirëse. India shpalli një bllokim 21-ditor duke nisur nga 24 marsi. Pas insistimeve për imunitet ndaj një shpërthimi të covid-19, Rusia ka urdhëruar mbyllje më të rëndë, me kërcënimin e rëndë 7 vjet burg për shkelje të karantinës. Rreth 250 milion amerikanë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi. Çdo vend po bën përllogaritje të ndryshme — jo të gjithë mendojnë njëlloj.

Në Indi qeveria Modi kuptoi se përparësi e saj ishte shpejtësia. Ndaj ndërmori fatalisht mbylljen, që gjithësesi do të jetë më e vështirë për t’u tërhequr sesa në vendet e pasura. Megjithatë India ka një popullsi të re, e cila mund ta ndihmojë. Por gjithashtu ka lagje të mbushura me njerëz, ku distancimi social dhe larja e duarve janë të vështira. Nëse bllokimi nuk mund të mbahet, sëmundja do të fillojë të përhapet përsëri.

Situata e Rusisë është ndryshe. Komunikimet e qarta kanë ndihmuar që njerëzit të zbatojnë masa të forta shëndetësore të ngjashme me Singaporin dhe Tajvanin. Por Vladimir Putin ka qenë më i preokupuar për shtrirjen e sundimit të tij dhe përdorimin e covid-19 si një fushatë propagandistike kundër Perëndimit. Tani që virusi ka goditur, ai është më i shqetësuar për minimizimin e dëmeve politike dhe fshehjen e informacionit sesa për vetë krizën që ka në vend. Kjo mund të vlejë për Putinin, por jo për njerëzit e tij.

Edhe nga Amerika vjen një situatë krejt e ndryshme. Ashtu si India, ajo ka mbyllur ekonominë e saj, duke shpenzuar shumë për të ndihmuar shpëtimin e bizneseve nga falimentimi dhe për të mbështetur me të ardhura ata që humbin punën që janë në një numër shkatërrues.

Për dy javë Z. Trump spekuloi se shërimi mund të jetë më i rëndë se “vetë problemi”. Vendosja e një çmimi në dollarë për jetët tregoi se ai ishte i gabuar. Ndalimi i ekonomisë tani po shkakton po ashtu dëme të mëdha. Modelet sugjerojnë që lënia e covid-19 të përhapej lirshëm në mes popullsisë do të bënte më pak dëme, por të shkaktonte ndoshta 1 milion vdekje më shumë. Mund të bëhet një kontabilitet, duke përdorur vlerën zyrtare të humbur në raport me çdo jete të kursyer.

Sipas kësaj përpjekja për të zbutur sëmundjen vlen 60,000 dollarë për çdo familje amerikane. Disa e shohin formulimin e zotit Trump si të gabuar. Por ky është një gabim ngushëllues. Për Amerikën sot kostoja e mbylljes ka tejkaluar atë të jetëve të shpëtuara. Sidoqoftë, Amerika ka fatin të jetë e pasur. Nëse bllokimi i Indisë nuk arrin të ndalojë përhapjen e sëmundjes, zgjedhja e saj do të tregojë në mënyrë tragjike anën tjetër.

Ngado që hedh sytë, covid-19 na vë përballë përzgjedhjesh të tilla “tregtare” të zymta. Një përpjekje e madhe për të bërë dhe shpërndarë vaksinat covid-19 do të shpëtojë jetë, por mund të ndikojë në programet që mbrojnë fëmijët kundër fruthit dhe poliomielitit.

Si duhet ti zgjidhim këto dilema? Parimi i parë është të jesh sistematik. Vlera prej 60,000 dollarë për familjet amerikane, si në të gjitha llogaritjet e kostove së jetës, nuk është para e vërtetë, por një masë kontabël që ndihmon në krahasimin e gjërave shumë të ndryshme siç janë jeta, vendet e punës dhe vlerat morale dhe shoqërore në një shoqëri komplekse. Sa më e madhe të jetë kriza, aq më të rëndësishme bëhen matjet e tilla.

Kur një fëmijë bie në pus, dëshira për të ndihmuar pa kufi mbizotëron – dhe kështu duhet të jetë. Por në një luftë ose një pandemi udhëheqësit nuk mund t’i shpëtojnë faktit se çdo veprim i tyre ka pasoja dhe kosto të mëdha sociale dhe ekonomike. Duhet kuptim I thellë për të qenë të përgjegjshëm.

Një parim i dytë është të ndihmojmë ata që e pësojnë në shumë. Punëtorët që humbin punën nga mbyllja e detyruar meritojnë ndihmë; fëmijëve që nuk kanë ushqim duhet t’u jepet. Po kështu, shoqëria duhet të ndihmojë të rinjtë pasi pandemia të kalojë. Edhe pse sëmundja i kërcënoi ata më pak, shumica e barrës së huave do të bjerë mbi ta, si sot, ashtu edhe në të ardhmen.

Një parim i tretë është që vendet duhet të përshtaten. Bilanci i kostove dhe përfitimeve do të ndryshojë ndërsa pandemia rritet. Bllokimet do të marrin kohë, një mall i paçmueshëm. Kur të hiqen bllokimet, covid-19 mund të përhapet përsëri.

Ndaj shoqëritë duhet të përgatiten në një mënyrë që ata nuk patën mundësi ta bëjnë në valën e parë, të pajisin sistemet shëndetësore me më shumë shtretër, ventilatorë dhe stafe. Të studiojnë mënyra të reja për të trajtuar sëmundjen, të shtojnë ekipevet për të gjurmuar rastet e reja. E gjitha kjo e ul koston e hapjes së ekonomisë.

Megjithatë, nuk ka shpresë që së shpejti gjërat të ndryshojnë. Kryerja e testimeve masive dhe gjetja e trajtimit do të duan kohë. Deri në verë, ekonomitë do të kenë pësuar rënie dyshifrore të PBB-së tremujore. Njerëzit do të kenë duruar muaj të mbyllur brenda, duke dëmtuar kohezionin shoqëror dhe shëndetin e tyre mendor.

Bllokimet gjatë një viti do t’i kushtonin Amerikës dhe zonës së euros një të tretën e PBB-së. Tregjet do të binin dhe investimet do të vonoheshin. Kapaciteti i ekonomisë do të thahej ndërsa novacioni ngec dhe aftësitë kalben. Përfundimisht, në kohën kur shumë njerëz po vdesin, kostoja e distancimit mund të tejkalojë përfitimet. Mund të duhet një përzgjedhje “tregtare” të cilën ende askush nuk është i gatshëm ta pranojë.

/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas