Një person ka hipur tek skelat e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia nëse nuk i firmoset një kontratë pune. Sipas raportimeve, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po negocion me të
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazeta Mapo, qytetari është ngjitur në skela, që shërbejnë për rikonstruktimin e godinës së muzeut.
Policia bën me dije se kanë marrë njoftim rreth orës 09:30 se një qytetar, i identifikuar si A. J., rreth 40 vjeç kërcënon të hidhet nga lartësia.
Në vendin e ngjarjes janë gjithashtu shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikëses.