Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Një precedent i rrezikshëm që mund të kthehet në xhevahir

by mapo.al
03/06/2019
in Op Ed
0

Fjala precedent nënkupton se për ngjarje të ngjashme sjellja duhet të jetë e ngjashme. Por si do të mund të interpretohej kjo fjalë në kontekstin e politikës shqiptare aktuale?

Shqipëria sot ndodhet përballë një krize politike, ku opozita politike është jashtë parlamentit dhe sistemit, ndërsa mazhoranca parlamentare kërkon të shkojë në zgjedhjet lokale, e vetme. Kjo krizë mund të ketë ardhur si pasojë e akumulimit të vazhduar të ngjarjeve jo-demokratike, me të cilat është përballur vendi ynë, ose ndoshta sepse politika tek ne është ende shumë infantile për të ecur përpara drejt integrimit europian me hapa të sigurtë e në zhvillim të vendit. Ose të dyja.



Ngjarja e paprecedent e djegies së mandateve të opozitës me motivacionin se qeveria është e korruptuar dhe e inkriminuar, u pasua me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore, për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohëshme. Ndërkaq, Kryeministri e refuzon këtë kërkesë duke theksuar se kjo do të krijonte një precedent në Shqipëri ku secila parti që do të dilte në opozitë do të kërkonte të njëjtën gjë.

E parë në këndvështrimin e parë, kjo do të interpretohej si destabilitet politik e për pasojë ekonomik për vendin. Pra po të mendohej në këtë aspekt, do të ishte një precedent vërtet i rrezikshëm, dhe kryeministri i qep mirë argumentet e tij në publik.

Por, në kushtet kur Shqipëria ndodhet tashmë në një destabilitet politik shumëvjeçar, kur numri i investitorëve të huaj nuk po shtohet, por po reduktohet, kur ekonomia është në nivele shumë të ulëta dhe kur masa më e madhe e shqiptarëve janë të zhgënjyer nga politika, atëherë ndoshta ky precedent mund të shihej edhe si një oportunitet për të sjellë një ndryshim, për daljen nga një gjendje kënete.

Ndoshta ky precedent do të bënte cilindo që do të ulej në karrigen e Kryeministrit që të mos rehatohej e të mos çimentohej pas karriges e pas mandatit katërvjeçar, të paprekshem e të pacenueshëm, gjatë së cilës kohë mund të vendosë interesat personale përpara intersave të popullit, por ky precedent potencialisht mund ta mbajë nën presion, sikur do të jetë i ulur mbi gjemba dhe nga do të veprojë si shërbëtor i popullit të tij, sepse në rast të kundërt dorëheqja nuk do të ishte më një “hata”.

Kryeministri i vendit në asnjë rast nuk duhet të ishte kaq komod, sa të thoshte shprehjen ‘mund të kemi gabuar por jo me qëllimin e keq’ apo shprehjen ‘mund të mos i pelqejë edhe 70% të shqiptarëve’, por do të duhet të presin zgjedhjet e ardhshme për të votuar’, apo të tjera si këto. Rehatia e mandatit katërvjeçar nuk duhet të valëvitet si Shpata e Demokleut mbi kokat e qytetarëve.

Nëse opozita do të ngrinte akuza për kundravjatje, shkelje, korrupsion, ndaj qeverisë, ato akuza do të duhej të ndiqeshin menjëherë nga organet ligjzbatuese për t’u aprovuar apo mohuar. Në rast të kundërt, kur institucionet nuk funksionojnë dhe gjithë pushtetet i ka një njeri në dorë, atëherë opozita le të digjte sërish mandatet e të dilte sërish në sheshe me mbeshtetjen e qytetarëve për të kërkuar sërish dorëheqjen e Kryeministrit dhe zgjedhje të parakohëshme. Ndoshta, për paradokos, edhe pse e papranueshem nga standardi europian, ky cikël do të ndihmonte që politika jonë të “rritej”, të maturohej, e të evoluonte duke kapërcyer kështu rrethin vicioz në të cilin ndodhet politika aktuale e që po mban peng vendin.

Tags: dorëheqjakriza politikeKryeministriprecedenti

JU SUGJEROJME

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton

08/12/2022
ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës

03/11/2022
Për luftën…
Op Ed

Për luftën…

12/10/2022
Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?
Kryesore

Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?

27/09/2022
Next Post
Veliaj prezanton këshilltarët: Edhe shitës fiqsh bëhesh kryebashkiak

Veliaj prezanton këshilltarët: Edhe shitës fiqsh bëhesh kryebashkiak

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In