Aktualitet

Një qasje për metaforën e Fatosit dhe Patozit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:53 - 28/10/20 |
Zef Zefi

Metafora lubonjane se partitë politike në Shqipëri janë banda, e do një qasje. Sigurisht jo pa e sqaruar përciptazi tropin. Metafora etimologjikisht si fjalë është komponim dy fjalësh të pakten dy-shenjimëshe, mbërrin nga gr.e lashtë(meta-përtej dhe phero-transferim, spostim. Askush nuk e perdor dhe elaboron mendimet dhe frymezimet e veta me këtë trop më shumë sesa poetët, letërsia në tërësi dhe retorika.


Nxënësve për voli analizash të thjeshta stilistikore, u thoshim që hiqi lidhëzën (si, ashtu si…) ose anasjelltas për ta gjetur metaforën në tekst apo krahasimin. P.sh kur rilincat thonë se Rama është Qemol, Rama është skenderbuçko, apo rama është “Tur…” hartimesh d.m.th, Odise, apo dhe nana-dhi, rilincat, sidomos rilincet, nuk tallen edhe pse janë funksione Ministra të Shtetit, deputetë apo sende të tjera të natyrës pushtetore.


Ata, veçanërisht ato, edhe pse janë caktuar mbasi e kanë lypur këtë punë dhe paguhen… të operojnë në sferën racionale, matematikore, logjike praktike, ekonomiko-shifrore, burokratike, nuk rrinë dot aty…, por kercejnë në sferën e huaj, atë emocionale të retorikës në tokën e poetëve, për të operuar në një hapësirë apo lëruar një tokë për të cilën nuk paguhen.



Dhe i pari “viktimë” që shtrigohet prej shtrigërimit metaforik të tyre është referenti i kallzuesorëve. Vetë Rama. Ky vendos dhe e modelon mjekrën si Qemal. Edhe pse e di se hoxhë nuk të bën mjekra, as prift veladoni, dhe as Nol nuk të bën po ashtu siç as nana-dhi…që i mbron “kolopuqët…” nga opozita… Së dyti, banda që përdor Fatosi, është fjalë e keqe, sepse banda operon me operatorë të jashtëligjshëm, njëkohësisht me armë e vegla të paligjshme.


Po ta verifikojmë në praktikë vëmë re se këta të Qeverisë bëjnë sikur shifrat racionale i kanë, siç i do atdheu dhe populli, njëkohësisht në pajtim me premtimet e tyre të realizuara qind përqind. Gjë që nuk rezulton. Ashtu si nuk rezulton që Rama të jetë nenë-dhia apo dhijar. Nga ana tjetër të gjithë rilincat i gjen të armatosur me heshta, shpata dhe topa metaforash, të vjedhura ose grabituara “…atij qeni…”-(fjala është për letrarët. Se pse rimon një çikë me tradhtarët, po s’ke ci bën.)

Lexo edhe :  U mbars mali e polli një draft

A ka Fatosi të drejtë? Këtu fillon problemi i metaforës…, i dyshimit, dy a shumë-kuptimësisë; edhe…edhe, dro…po,dro jo…, ku edhe po-ja edhe jo-ja bashkërrinë apo ndahen. Pra metafora të merr pupthi nga siguria ekzistenciale karteziane, të hedh drejt e në dyshimin ekzistencial kierkegaardjan, të idealistëve dhe ekzistencialistëve.

Poetët, letrarët dhe publicistët janë në arën e tyre dhe është në tagrin e tyre ti përdorin të dyja sferat racionale dhe jo. Ndaj konstatimi i tij se është anomalike me pjell pusht-teti parti te reja në prag fushate, nuk i korrespondon “fiziologjisë” normale politike, i përket analizës dmth sferës racionale. E ka fjalën për popujt normal.

Tit’Patozi kërcen nga ky pickim metaforik. Dhe pse s’e ka pickuar askush, sepse nuk është firmosur akoma per kryetarllëk, d.m.th që të gjendet në krye të “bandës”, ketu Patozi bie në paradoxum… Bën përpjekje si politikan racional, që të analizojë e pergenjeshtrojë Fatosin. Patozi i njeh dhe i ka lëruar të dyja fushat edhe atë të retorikës së publicistikës, dhe sidomos ugarin e politikës e ka më të gjërë e të thellë. Patozi duke dashur të thotë se ika nga “banda” konfirmon veten “bandit” deri në momentin e shkëputjes… nga banda, nderkohë që e tradhton koha…

Mjafton me krahasu kohët e tij politike. Tani që Lubonja ka gabuar(metafora ben gabime të lejueshme…) sipas Patozit që nuk shkulet i gjallë nga politika-racionale, edhe pse vetësakrifikohet për të strukturuar “bandën” e vet, në favor të shkatërrimit të “bandës” që i ka ushqyer edhe macen…

Patozi kerkon të fshijë jo më metaforën të cilën e konsideron të mirqënë, por arsyetimin racional të Fatosit, atë se banditi mbetet gjithmonë mercenar, dhe shkon tek banda që e paguan më mirë. Eh Makiaveli, filozofi storicist më i njohur dhe i vetmi prej me shumë se pesë shekujsh më i lexuari ndër diturakët italianë të derisotëm, akuzohet për qëllimin dhe mjetin… gjë që për lexuesit realë të tij nuk qendron.

Nderkohë qe e ka thënë e nënvzuar në gjithë veprën e tij duke filluar nga Dekat e deri tek Princi, po nuk thuhet, është se “…problemi i princërimit dhe bashkimit, mbeten vetëm mercenarët”.


Etiketa: , ,

Pas