Qeveria Studentore është një nga organizmat kryesorë të angazhimit të jetës studentore në Universitetin Europian të Tiranës, e cila merr një rol të veçantë jo vetëm në përfaqësimin e tyre në senatin akademik, por edhe në aktivizimin e studentëve në shumë procese akademike. Në muajn Janar universiteti UET, duke marr shkasë edhe nga shkëputja nga auditori prej pandemisë, zhvilloi Zgjedhjet e Qeverisë Studentore UET 2022.
Këtë vit iu dha një rëndësi e veçantë pasi ishin zgjedhjet e para që pas pandemisë që “zhvendosi” studentët online edhe i riktheu këtë vit akademik në auditore.
Për Universitetin Europian të Tiranës, Qeveria Studentore është një lloj detyrimi ndaj pjesës tjetër. Qëllimi i Qeverisë Studentore në UET është të përfshijë sa më shumë studentët në lidhje me vendimet që merren mbi universitetin e tyre, një përfaqësi kjo e cila garanton transparencën dhe dëgjimin e vullnetit të studentëve.
Për këtë arsye u zhvilluan zgjedhjet në fund të muajt Janar për përfaqësinë e studentëve.
Orjana Cekrezi, senator e grupit të vitit të dytë Menaxhim Biznesi, u përzgjodh Presidente e Qeverisë Studentore UET 2022 me një diferencë shumë të vogël ndaj Ambra Perhati,senatore e grupit të degës së Imazherisë së vitit të dytë, që bëhet automatikisht Zëvëndës Presidente e Qeverisë Studentore UET.
Studentja Suada Brahimi, senatore e degës së Financës viti i parë, u përzgjodh në rolin e Sekretares së qeverisë.
Një kryesi, me gjini femërore, e zgjedhur nga vetë senatorët e të gjitha grupeve, në mënyrë demokratike, në ciklin Bachelor në UET. Të treja studentet do të jenë në qendër të studentëve dhe iniciatore në ndërrmarrjen e aktiviteteve, projekteve, nismave dhe kauzave, të cilat ndihmojnë dhe kontriubojnë në mbarëvajtjen e jetës studentore. Studentet, drejtuese të qeverisë studentore, kanë si qëllim angazhimin dhe motivimin e studentëve, të cilët duke i nxjerrë pak nga rutina e tyre akademike nëpërmjet angazhimit në aktivitet extrakurrikulare, do t’ua bëjnë akoma dhe më tërheqëse jetën studentore. Ato premtuan rikthimin e shpejtë të jetës studentore si një ndër pikat më të forta të zgjedhjes së Universitetit Europian të Tiranës, për këtë etapë të rëndësishme të jetës së çdokujt.
Universiteti Europian i Tiranës i kushton një rëndësi të madhe lidershipit si një mënyrë tepër e mirë për të stimuluar, nxitur studentin që ai të përparoj në fusha të ndryshme të jetës duke e bërë atë një individ të pavarur, ambicioz dhe me vetbesim të lartë.
Qeveria Studentore e Universitetit Europian të Tiranës, si një strukturë e pavarur dhe e drejtuar nga vetë studentët, në bashkëpunim me zyrën e Dekanit të Studentit, rëndësia e saj qëndron në faktin se zëri i studentëve ka mundësinë të dëgjohet më fuqishëm, interesat e tyre të merren më tepër parasysh dhe problemet që mund të ekzistojnë të gjejnë zgjidhje.