Friday, January 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Një rast i humbur për të ndenjur shtrembër e folur drejt për Hashim Thaçin me shokë

by us er1
21/07/2022
in Analizë, Kryesore, Op Ed, Opinion
0

Nga Preç Zogaj 

Paraqitja  e  një projektrezolute nga grupi i PS-së në lidhje me pretendimet mizore të famëkeqit Dick Martin kundër UÇK-së rreth dhjetë vite më parë shërbeu si gjithnjë për të rrotulluar në skenën e debatit çështje të tjera të historisë së re.   Ku spikati doemos arrestimi dhe mbajtja në burg në Hagë, tashmë prej dy vjetësh, pa një akuzë të qartë dhe kuptohet, pa një vendim fajësie, të  Hashim Thaçit, Kadri  Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.



Hetimet ndërkombëtare në Kosovë dhe në territorin  e Republikës së Shqipërisë nuk kanë gjetur asnjë provë që të mbështesë pretendimet e Dick Martin për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore nga njerëz të UÇK-së. Koha i ka bërë pluhur e hi si fiksime paranojake dhe më shumë se kaq si shpifje të porositura  nga armiqtë e Kosovës dhe Shqipërisë në një moment të ri kur falë rolit të SHBA-së dhe vendeve mike të Europës historia ishte kthyer më në fund në anën e kombit shqiptar.

Por “jehona “ e këtyre pretendimeve  ka mbetur si rudiment  në rezolutën e Këshillit të Europës së asaj kohe dhe ka shërbyer në fakt  për të  krijuar frymën e  nismave juridike speciale që në implementimin e  tyre kanë çuar në paraburgim të stërzgjatur  të ish-drejtuesve të UÇK-së dhe shtetit të ri të Kosovës.

Projektrezoluta e grupit të PS-së kërkon që pretendimet tashmë të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara  në prova e fakte të raportit të Dick Martin të konsiderohen të tilla nga gjithë institucionet ndërkombëtare. Në kuadrin e nismave parlamentare që kanë lidhje me ngjarjet në Kosovë, kjo e sotmja  ka specifikën  që kërkon të heqë gjurmët e njollës që kanë lënë shpifjet  në dokumentet ndërkombëtare dhe të riktheje edhe në këtë rrafsh nderin e Kosovës dhe Shqipërisë. Rrjedhimisht, të hapë një shteg për të goditur në themel pasojat që këto sajime e shpifje kanë prodhuar në shtet ndërtimin e Kosovës dhe në  fatin e personave të pafajshëm.  Me fokus, kuptohet, kalvarin e ish-presidentit Thaçi dhe shokëve të tij.

Ngjarja i ka gjithë elementët që i sugjerojnë  opozitës  se qendrës së djathtë të  shkojnë përtej qeverisë . Pra ta sfumojë qeverinë, nëse është ky problemi, duke e tejkaluar, duke qenë para saj, më kërkuese, më “ ekstremiste” në kuptimin e mirë të fjalës.

Sot, pas dy vjetësh, është bërë gjithnjë e më e qartë se Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së janë dhe mbahen peng në  Hagë përmes një procesi akuzator të zgjatur jashtë çdo logjike njerëzore dhe juridike, jashtë çdo krahasimi me kohën që ka marrë hetimi dhe gjykimi i kasapëve të ish-Jugosllavisë të cilëve u është provuar botërisht lyerja  e duarve me gjakun e njerëzve të pafajshëm. Përpjekja e prokurorëve speciale për t’i trajtuar si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, pa asnjë provë për një akuzë të tillë, madje duke fshehur në mënyrën më  të paturpshme provat që e rrëzojnë, siç janë raportet e CIA-s amerikanë apo të ambasadorëve të OSBE-së në Kosovë, i shkojnë dhe synojnë  gjithë Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës.  E cila  ka lënë heroizmin dhe  nderin tonë  në altarin e lirisë dhe pavarësisë  me mbështetjen vendimtare të NATO-së dhe SHBA.

Me gjithë sa kemi mësuar e lexuar,  ajo që ndodh në Hagë, në zemër të Europës, në sytë e gjithë botës, është një dhunim i pashembullt në kohërat moderne i normave të drejtësisë ndërkombëtare, një abuzim kolosal me vullnetin e  liderëve politike dhe deputetëve të Kosovës për ngritjen e Gjykatës Speciale në vendin e tyre, për veten e tyre.

Ngritja e kësaj gjykate ka patur mbështetje edhe në Shqipëri me qëllim që t’u jepej mundësia për drejtësi , pa u penguar nga ndikimi apo kontrolli politik i saj, çdo familjeje që ka humbur të afërm në skema të hakmarrjes dhe ndëshkimit pa gjyq  për lloj lloj motivesh nga banditë me unformë dhe pushtet. Njëherësh për t’i treguar botës se krerëve të shtetit të Kosovës nuk u digjte miza për asgjë. Kjo gjykatë do të ishte  pjesë e sistemit juridik të Kosovës, do të ishte gjykatë e Kosovës me mbështetje dhe asistencë ndërkombëtare.

Çfarë ka ndodhur? Sot ajo nuk është as gjykatë kombëtare e Kosovës, as ndërkombëtarja e Hagës që njohim. Ajo ngjan të jetë diçka private pa lidhje me prerogativat e krijimit dhe sistemin ndërkombëtar.  Ajo nuk është Gjykata Speciale e Kosovës, por Gjykata Speciale për ish-udhëheqësit e Kosovës. Ajo praktikisht nuk u bë kurrë siç u projektua, por edhe nëse qe bërë një ditë, ka pushuar së qeni e tillë. Ndaj ose duhet të kthehet në binarët e ligjit si gjykatë e Kosovës, ose të mbyllet.

Shqiptarët  në Kosovë dhe në Shqipëri  nuk kanë në përgjithësi  kulte e mite  për njerëzit që drejtojnë shtetin dhe qeverinë. Në të kundërtën, i konsiderojnë të korruptuar shumë prej  tyre dhe duan t’i shohin para drejtësisë. Por kjo që po ndodh në  Hagën e vogël  me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe shtetit të ri të Kosovës  është përtej kuptimit të drejtësisë. Ndaj angazhimi qytetar, popullor  dhe institucional për lirimin e tyre nga pengamarrja përben tashmë një  kauzë për të drejtën, për nderin, për  krenarinë kombëtare.

Populli ka një shprehje të mrekullueshme: të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Është shprehja që promovon të drejtën para pozicionit apo marrëdhënieve   që ke me kundërshtarin.  Filozofia e saj e vendos traditën e kuvendimit të të parëve tanë në lartësinë e etikës që u lavdëron Borhesi japonezëve. Të cilët, thotë ai, gjejnë kënaqësi tek e drejta e tjetrit. Nuk them që opozita jonë të shkojë deri këtu, por edhe që të humbë busullën nuk shkon. E çoroditur edhe për shkak të krizës së brendshme, por edhe e ngulfatur në konformizmin  berishist tridhjetëvjeçar të të menduarit bardh e zi, ajo humbi rastin të rrinte shtrembër  dhe të fliste drejt. Vetë Sali Berisha,  që është deputet, që ka marrë drejtimin e një pjese të madhe të PD-së, që zhvillon aktivitet politik intensive në kushtet me të mira, duke e kontestuar shpalljen non grata nga SHBA me argumentin e vetëm që ngjit akoma të ndjekësit e tij, “ të më japim një provë të vetme”,  edhe pse e di se Departamenti i Shtetit  nuk i hedh  provat në Senë apo në Lanë, por i jep në  SPAK nëse SPAK i kërkon  zyrtarisht, nuk  u kujtua  të  ngrinte zërin për  Hashim Thaçin dhe shokët e tij që mbahen  në burg pa prova prej dy vjetësh.

Në marrëdhëniet  ndërkombëtare,  qeveria ka nëpër këmbë pengesa  të pragmatizmit dhe konjukturës. Opozita më pak, ose hiç. Opozita është fjala që nuk e thotë dot qeveria për disa çështje  të caktuara. Janë këto “ndarje” rolesh që e bëjnë pluralizmin pjellor, të dobishëm. Ku interpretohet me zgjuarsi, me mendje  të hapur.

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In