Aktualitet

Fitoi çmimin ‘At Gjergj Fishta’, shkrimtari Gjergj Kola rrëfen të pathënat e romanit për Marije Tucin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 04/12/21 |
mapo.al

Intervistë me shkrimtarin Gjergj Jozef Kola, fitues i çmimit At Gjergj Fishta, me romanin “Marije Tuci”.






Kush është Gjergj Jozef Kola, fituesi i çmimit “At Gjergj Fishta”, me romanin dedikua martires Marije Tuci?
Unë jam nji shkodran tipik që ka shpirtin e humorit në sy për me i mbijetu kohëve e stuhive që ajo bjen me vedi, që nga fundshekulli i 15 kur qyteti ra në duert e osmaneve, të cilët ja prenë pemës së qytetnimit arbnor degët, porse jo rranjët, se aq thellë nuk kishin forcë me hi, megjithse na ndaluen gjuhën per 4 shekuj…


Romani Marije Tuci mori çmimin “At Gjergj Fishta”, si i vetmi roman që u vlerësua aty, falë përkushtimit të poetit laureat, Rudolf Marku, në bashkpunim me kryebashkiakun Ndreu, që u angazhuen totalisht me e nderu Poetin e Kombit. Unë e vlerësoj shumë angazhimin e Rudolfit, i cili kët organizim dinjitoz do e kishte ba edhe me Kryebashkiakun Frrokaj, e tham kët jo sepse Frani asht kushëri i jemi, porse Rudolfi ka aftësinë me dalë mbi politikën kur asht fjala për letërsinë. Njerëz të tillë integrues i duhen kombit shqiptar.







Cilat janë gjinitë letrare që keni shpreh krijimtarinë tane deri sot?
Krijimtaria e jeme e botueme përmblidhet në 10 romane e 50 drama, të cilat mund të merren në platformën ma të madhe të librit në planet: Amazon. Gjithashtu në youtube, kam disa poema të mijat, pa përmendë botimet poetike në periodike të ndryshëm. Esetë jane edhe nji nga zhanret që trajtoj me kënaqësi tash e parë si dhe diku te 30 tregime… Të gjitha janë në gegnishten letrare e cila fatmirësisht, i ka mbijetue diktaturës dhe asht shenjë e naltë identiteti.




Romani i juaj “Historia e dashunisë dhe miqësisë”, ka brenda kollonat e jetës, që i mbijeton çdo prove të trajtës së shëmtuar të njeriut antinjeri. Si i ka pritur lexuesi shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë veprat tuaja? Sidomos në Shkodër, a keni marrë vlerësimet e qytetlindjes tane?
Romani ,,Historia e dashunisë e miqësisë” asht romani i vetem shqiptar që ka qindru në Amazon, për disa javë në vendet e para. Ky asht nji roman per Tiranën e viteve 80, në grahmat e fundit të diktaturës, të paraqituna përmes nji dashunije e miqesije të madhe.



Krijimtaria jeme asht e ndertueme nën moton: Nuk asht e randsishme ngjarja që kallxojmë, porse mënyra si e kallxojme. Nji roman shkruhet me nji frymë e lexohet me nji frymë. Ne Shqipni e ne Shkodër romani nuk ka pasë ndonji jehone të madhe, për vete faktin se lexuesit aty nuk kane lidhje me Amazon, porse shqiptarët e diasporës e marrin librin thuejse cdo muej e kët e shoh kur me vjen llogaria e Amazonit.

Çfarë çmimesh keni marrë dhe cili është ai që të ban ma krenar, kuptohet përveç atyre të lexuesve?
Romani “Krishtlindje ne Golgota” mori Çmimin e parë të Diasporës shqiptare në botë, me qender në Gjermani që mban emnin e poetit AZEM SHKRELI. Ky roman del në dhjetor në gjermanisht në platformën Amazon dhe prezantohet në Vjenë… Shkodra, ah Shkodra! Në vjetin 2018 u organizu konkursi i dramës nga bashkija e teatri “Migjeni” e, drama ime Nanë Tereza, që ishte vlerësu edhe ne Austri me diplomën Europa, u nderu nga Juria e nderueme me çmimin fitues….Porse kjo nuk u pëlqeu forcave osmano bizantine që mbajnë peng qytetlindjen time.

Kështu u mblodhën drejtuesit e në bashkpunim me nji ish sekretar të Ramës nga Tirana e hoqën çmimin fitues dhe e ndanë në mes tyne. Unë i kam shkrue z.Ademi porse ajo nuk ka denju asnjihere të përgjigjet. Dokumenti i konkursit ruhet ende në arkivë të zyrës së kulturës së bashkisë e uroj që nji ditë drejtësia të vehet në vend. Çmimet e mija janë modeste, porse me shumë vlere: Nominimi i drames KOL BIB MIRAKAJ për çmimin SIMON WISENTHAL 2021, asht nji nga gëzimet më të mëdha në rrugën teme si autor. Për vendosjen e saj në skenë i kam kërku bashkpunimet edhe fondacionit SOROS, me qendër në Gjermani, meqë vetë George Soros, ishte nji fëmijë hebre që pshtoi falë adoptimit që i bani nji katolik hungarez e shpresoj me gjetë mbështetje.

Sa njihet krijimtaria e juaj në Vjenë dhe si është vlersuar deri sot? A janë vu në skenë dramat tuaja në Shqipëri?
Dramat jane pritë mirë në Diasporë. Nji tipar i këtyne dramave, janë përsonazhet historike, të cilët unë i kthej në frymen e kohës për publikun, nise nga Nane Terezja, Gjergj Kastrioti – Skanderbeg, Martin Camaj, AT Gjergj Fishta, Musine Kokalari e dhjetra të tjerë… Në skenë jane vendosë disa, në Gjermani e Austri me regjisorë si Rita Ndoci e Erwin Leder, porse vetëm në Perëndim ndërsa në trojet tona në Ballkan asnji e kjo për arësye të ndryshme, mbi te gjitha për Lobbyn. Nëse nuk ban pjesë e nji lobby të caktuem, nuk ke shance e ky lobby asht ma së shumti nji reminishence osmano-komuniste se cilës unë asnjiherë nuk i përkas.

A janë vunë në skenë dramat tuaja në në Austri? Si janë pritur ato nga artdashësit?
Dramën që po përgatisim për 30 vjetorin e kalimit në amshim të Martin Camajt, për të cilën janë angazhu shume përsona multinacional, sic jane Aktorja austriake Barbara Braun, Muzikantja ruse Elena Rozanova me baletin e saj, si dhe qershija mbi tortë, Modelja shqiptare Arilda Lleshi, që do lueje edhe rrolin e Muzes që e e kam shumë për zemer.

Kjo drame do të luhet në ambjentet e Museumit historik vjenez si premierë, ndërkohë që janë në projekt edhe performime në teatro të tjera te 23 lagjeve vjeneze. Shpresojme në mbeshtetjen e Bashkisë së Vjenes, të Fondacionit Camaj e së fundi edhe të ministrisë së kulturës së tri ministrive te kulturës shqiptare në Ballkan, Tirane-Prishtine-Shkup apo edhe të meceneve tone nëpër botë.

Si e shihni kontributin e diasporës në kulturën shqiptare dhe të ardhmen e saj?
Diaspora shqiptare ka qenë gjithnji nji burim i pastër për kulturën tonë e në atë drejtim po ecim. Qëllimi im final, asht me kriju nji Institut të kulturës mbarëshqiptare, me qendër në Vjenë, porse interesi i politikës shqiptare asht i pamjaftueshëm e ka me mu dashtë me e ndërtu vetë.

Intervistoi Aleks KAPLLAJ

20


Etiketa: , ,

Pas